![]() |
/ Conduit Toolbar...>
/ and Conduit Toolbar...>
|
![]() |
|
|||||||
|
Mirėse erdhėt nė forumin Forumi archiEDU². Jeni duke e shfletuar forumin si i paregjistruar dhe keni casje te limituar pėr tė shikuar shumicėn e diskutimeve. Nėse i bashkėngjiteni free komunitetit do tė keni casje nė temat, komunikoni me shfrytėzuesit tjerė pėrmes (PM), ti pėrgjigjeni votimeve, upload-oni gjėra dhe ēasje nė opsione tjera tė forumit. Regjistrimi ėshtė i shpejtė, i thjeshtė dhe falas kėshtu qė ju lutemi, bėhuni pjesė e kėtij komunitetit sot ! Nėse keni probleme nė lidhje me procesin e regjistrimit apo hyrje nė logarinė tuaj, ju lutemi na kontaktoni contact us. |
![]() |
|
|
Paneli i temės | Shfaq mundėsitė |
|
|
|
|
#1 |
|
Administrator
Administrator
has no status.
Owner
|
Qemal Butka & Xhelile Butka
Nga gezim kastrati Arkitektet qe shqiptare qe e lartesuan Ameriken Kullat binjake te Nju York-ut,ndertesa qendrore e NASA-s,Aeroporti Kenedi,shkolla e Arkitektures ne Boston,One Astor Plaza ne Nju York,Stadiumi Olimpik i Athines,Pallati i Sporteve ne Stamboll,jane keto vetem disa nga kryeveprat e arkitektures me moderne te Shek.20-te ne te cilen kan vene me krenari firmen e tyre dy bashkeshortet Shqiptare,KEMAL e XHELILE BUTKA. QEMAL BUTKA u lind ne vitin 1907,ne Kolonje.Babai i tij Selmni u vra gjate luftes se Pare Boterore.Perkujdesjen e Kemailit e merr xhaxhai i tij Sali Butka i cili u kthye ne nje baba te dyte per te.Ne ditarin e tij Kemaili shkruante; Ishte viti 1917 kur kusherini im ,Safeti,kishte vajtur ne Austri per te studiuar.Ne mabrim te luftes se I-re Boterore ai erdhi ne pushime ne Shqiperi.Isha 11 vjec atehere kur me preferoi qe edhe une te shkoja me te ne Austri.Ne Vjene,Kemaili mbaroi klasen e fundit ne fillore dhe pastaj edhe shkollen e mesme.Atje e perfundoi me rezultate te shkelqyeshme edhe universitetin,ku u diplomua si Inxhinier-Arkitekt. Ate kohe ne Vjene studionin 60 student nga Shqiperia.Mes tyre LASGUSH PORADECI, SKENDER LUARASI, EQREM QABEJ, SELMAN RIZAJ, RROK GERA, SKENDER UPI etj.BAJRAM CURRI ka qene njeri nga ata qe themeluan Shoqerin e Studenteve Shqiptare ne Vjen.Bajrami qendroi pak ne Vjen por qendrimi tij pati nje rendesi teper te madhe per organizimin politik te studenteve shqiptare.Ne kete kohe Vjena ishte qender e intelegjences dhe kultures Evropiane.Ne kujtimet e tij Kemaili shkruan:"Nje profesor Austriak qe njihte mire Shqiperin mbante nje referat me titull"SHQIPERIA DHE E ARDHMJA E SAJ"Ai tregoi me fakte se cfare ndodhi kur Italia Pushtoi Shqiperine.Ishte i pranishem aty edhe CETIN SARACI,konsull i Shqiperis ne Vjene.Dyshohej se ai ishte organizatore i vrasjes se LUIGJ GURAKUQIT.Kur ai e degjoi ate qe tha profesori Austriak u ngrit ne kembe dhe tha:"Protestoj per shkak te ketyre fjaleve qe thuhen ketu.Te gjithe studentet shqiptare do te dalin jasht"Vetem dy tre vet u solidarizuan me apelin e tij te tjeret ngelen aty.Gjith ky rast u be shkak per hakmarrjen e tij ndaj studenteve qe kishin bursa.Kur shkova ne Konsullat per te marre bursen Cetin Saraci me pyeti."Dole jasht kur une urdherova te mos e ndegjonit ate qe thonte profesori Austriak?"Jo i thash.Atehere ai ma ktheu ti nuk je patriot.Patriotizmin e kam mesuar nga njerez me te mencur se ti i thash.Pa e mbaruar akoma ai e nxjerri revolverin dhe e dretoi kah une.U largova por puna nuk kishte mbaruar me kaq.Ai kishte raportuarper krejt ate qe ndodhi ne Konferenc dhe Konsullat dhe Bursa na u nderpren mua dhe studenteve te tjer". Pas perfundimit te studimeve kthehet ne Shqiperi.Ku mbreti Zog i beson projketin arkitektonik te VARRIT TE NENES MBRETERESH. Pas peripetive ne Shqiperi ai perfundon ne STAMBOLL ku njihet me Profesorin Francez Henri Prost i cili e integroj ne projektet e medha arkitektonike te Stambollit.Ketu projekton Pallatin e Sporteve,Zyrat e Finances,projektin e renovimit te plote te kompleksit"KAPALI CARSHI","TAKSIM",Pazarin e ri "KARCEJ" ndertesa te ndryshme ne bulevardin "ATATÜRK".Thirret ne KAIRO ku i ngarkohet projketi i shtepis filmike i cili ne ate kohe ishte projketi me gjigant ne Mesdhe. Pas martese se tij me 1949 me Xhelilen Berkun me te cilen ishte njoftuar ne Turqi,(Xhelilja kishte origjin shqiptare dhe babai i saj Qamili ishte mjek personal i Ataturkut)Xhelilja kishte mbaru studimet e shkollen teknike MIT ne Boston. Me 1951 qe te dy e lene Stambollin per tu vendosur fillimisht ne Detroit e pas disa muajsh ne NJU JORK.Ketu Kemailit i besohet projekti per Stadiumin Olimpik te ATHINES,te cilin e perfundon per 3 muajve.Pas suksesit lista e projketeve qe kerkonin ti besohej atij ishte e pabesueshme. Projektet qe i realizoi ne N.Y. -Qendren e te Semureve Mendore ne N.Y.---investitor Rockfeller -Qendra e NASA-s -One Astor Plaza N.Y. -Shtepin e rrjetit elektrik te N.Y. -Ndertesen e New York Telephone ne Manhattan -Ndertese American Air Line ne aeroportin nderkombetare KENNEDY -Qendren Tregtare te Syracuse -Shtepin e mallerave ne Pittsburg-Pensilvania - ------//--------- Macy's ne Colonie N.Y. -Projektin e shkolles te Arkitektures ne Boston -Udheheqi kompozicionin dhe kontrollin e puneve te mbrendeshme ne TWIN TOWERS WTC. Pasioni i tij i vecant ishte mekanika.Ai eshte autor i 18 patentshpikjesh ne mekanike mes te cilave edhe ajo e motoreve qe perdorin energji te paster.(perdorimi i ujit per fuzionin e hidrogjenit ne anijet transoqeanike).Patentat e tij deri tani nuk kan gjetur nje zbatim praktik,pasi jan konsideruar si teknologji e se ardhmes.Kemal Butka ishte deri ne fund te jetes se tij anetar i Akedemis se Shpikesve te NEW YORK-ut. ------------------------------------------------------------------------------- Me te mira, Giza... Regjistrohu pėr ta shikuar artikullin e plotė.
|
|
|
|
| Kėta anėtarė tė faleminderojnė Administrator pėr kėtė postim tė dobishėm: | steal (02-08-2009) |
| Welcome! |
| Pėr ta parė mė shumė kėtė artikull, ju lutemi login ose regjistrohuni. |
![]() |
|
| Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė temė: 1 (0 anėtarėt dhe 1 vizitorėt) | |
| Paneli i temės | |
| Shfaq mundėsitė | |
|
|