archiEDU

View Original

Point-Cloud Suportimi

ARCHICAD 22 përkrah "point-clouds", duke mundësuar inçizimin më të shpejtë, pa gabime  të gjendjes ekzistuese të ndërtesës duke përdorur teknologjinë e fundit për inçizim me 3D skaner laserik.

Projektet e renovimit zakonisht fillojnë me inçizimin e gjendjes ekzistuese të ndërtesës, fazë që konsumon mjaft kohë duke përfshirë edhe matjet manuale në terren, më pas edhe krijimin e modelit digjital të ndërtesës. Por tani 3D skanerët - që përfaqësojnë teknologjinë inovative më të fundit - mund të gjenerojë "point-clouds" që përmbajnë të gjitha informacionet e nevojshme të gjeometrisë së enterierit, duke përfshirë volumin saj  detal, deri edhe në ornamente.

ArchiCAD 22 mund të lexoj fajllat e formateve më të përdorura "point-cloud" dhe të krijojë në mënyrë të menjëhershme 3D gjeometrinë përkatëse. Kështu që ju mund ta lidhni projektin me informatat e gjeometrisë 3D të gjeneruar në mënyrë automatike nga "point-cloud" dhe atë me 100%  saktësi.

Ky proces i punës së inçzimit të gjendjes ekzistuese redukton në mënyrë drastike kohën e nevojshme për inçizime me metodën klasike. Gjithashtu edhe eliminon gabimet që mund të ndodhin gjatë futjes së të dhënave në mënyrë manuale. Disa shembuj tipik se si mund të përdorim inçizimet me 3D llaser dhe "point-cloud":

  • Modelimi i ndërtesës ekzistuese para renovimit.

  • Modelimi i mjedisit që e rrethon për projektimin e ndërtesës së re.

  • Modelimi i strukturës “as-built” pët të detektuar devijimet nga projekti.