archiEDU

View Original

Grasshopper-ARCHICAD Live Connection tani edhe për MacOS

GRAPHISOFT njofton lansimin e lidhjes inteligjente të Grasshopper-ARCHICAD Live Connection për Mac OS. Kjo lidhje e “drejtë për drejt”, në të dyja drejtimet mundëson përdoruesit e Rhino dhe Grasshopper të lidhen me BIM softuerin profesional (ARCHICAD) për të dy sistemet operative Windows dhe Mac.

Lidhja Rhino-Grasshopper-ARCHICAD e zhvilluar nga GRAPHISOFT mundëson arkitektëve që të shfrytëzojnë fuqinë e të trija mjedisëve të projektimit njëkohësisht - Rhino, Grasshopper dhe ARCHICAD, duke e plotësuar boshllëkun në procesin e projektimit ndërmjet dizajnit konceptual dhe Building Information Modeling (BIM).

Tani, edhe përdoruesit e MAC mund të shfrytëzojnë këtë lidhje të veçantë, duke mundësuar transferimin e gjeometrisë në të dyja drejtimet dhe shëndrimin e formave bazike gjeometrike në BIM elemente të plota, njëkohësisht edhe duke i ruajtur funksionalitetin e modifikimit algoritmik.

Rhino-Grasshopper është zgjidhja më e popullarizuar në botë për projektimin parametrik (algoritmik), dhe tani duke u kombinuar me platformën më të popullarizuar për procesin e projektimit BIM – ARCHICAD, munëson një përvojë të jashtëzakonshme të projektimit.

Për të shkarkuar Rhino dhe Grasshopper për MAC, ftohen përdoruesit e ARCHICAD-it të vizitojnë webfaqen e McNeel. Për të shkarkuar plug-in FALAS të lidhjes Grasshopper-ArchiCAD Live Connection për ARCHICAD 20 për platformën PC ose MAC, klikoni këtu.

Për më shumë informacion lidhur me Grasshopper-ARCHICAD live Connection, ju lutem vizitoni http://www.graphisoft.com/rhino-grasshopper/