ARCHICAD 20 për MAC shfaq problem në performancë gjatë punës me imazhe të jashtme dhe Trace & Reference
Është vërejtur se ArchiCAD 20 në versionin Mac mund të shkaktoj probleme në performancë duke ngadalësuar dhe gjithashtu duke përdorur një sasi të lartë të memorjes gjatë përdorimit të komandave "ZOOM"dhe "PAN" në 2D nëse funksioni "Trace & Reference" është aktiv dhe si referencë me "Color Override" përmban fotografi/PDF të jashtëm.
Zgjidhja:
Për ta menjanuar këtë problem ndiqni hapat e mëposhtëm:
- Nga paleta "TRACE & REFERENCE" ndrysho ngjyrën e paraqitjes së referencës në "Original Color".
- Ruaj projektin dhe mbylle ARCHICAD 20
- Ri-hape projektin në ARCHICAD 20
Është planifikuar që ky problem të rregullohet në UPDATE-in e ardhshëm të ARCHICAD 20.