archiEDU

View Original

IFC Udhëzuesi nga buildingSMART Denmark

IFC (Industry Foundation Classes)

Ky udhëzues është i pari i këtij llojin dhe është një mjet unik dhe i vlefshëm për këdo që punon në fomratin - IFC, e posaçërisht për industrinë e ndërtimit që dëshirojnë që projektet e tyre të mos jenë të bllokuara nga formati bazë qe është krijuar (p.sh. PLN, RVT apo të ngjajshme).

IFC udhëzuesi është përkthyer në gjuhën angleze nga buildingSMART Denmark dhe mund ta shkarkoni falas. Për më shumë informata rreth këtij udhëzuesi, klikoni këtu: https://www.molio.dk/populaer-dansk-ifc-guide-oversat

Çka është IFC?

IFC (Industry Foundation Classes) është një format i zakonshëm i zhvilluar për shkëmbimin e informatave ndërmjet profesionistëve në fushën e AEC (Arkitekturë, Inxhinieri, Ndërtim) nëpër platformat e BIM softuerëve të ndryshëm. IFC fajlli janë informatat e modelt të ndërtesës qëllimi i të cilit është ti plotësoj nevojat në industrin e ndërtimit për shkëmbimin e njohurive dhe informatave. IFC është një format neutral, i hapur dhe nuk kontrollohet nga ndonjë kompani e vetme, por është zhvilluar nga organizata ndërkombëtare jo-fitimprurëse buildingSMART.

IFC formati është standard për fajllat BIM.

Shembuj të përdorimit të formatit IFC

Ju mund të shihni shembuj të përdorimit të IFC, ku AEC profesionistë të ndryshëm për një projekt të caktuar përdorin programe të ndryshme për BIM. Për shembull, arkitektet mund të përdorin ARCHICAD, inxhinierët e ndërtimtarisë bëjnë punën e tyre në Tekla ndërsa inxhinieret e instalimeve përdorin Revit MEP. Secili profesionist i disiplinave te ndryshme mund të eksportojë një IFC format nga modeli i tyre specifik, i cili më pas ndahet me profesionistet e tjerë dhe kontraktorët e ndryshëm. Po ashtu, konsulentët mund të kryejnë llogaritjet specifike për elemente të ndryshme direkt në IFC ose të importojn / lidhin formatin e IFC me një model të përbashkët, dhe në në këtë mënyrë vërtetojnë se a janë zgjidhjet e disiplinave të ndryshëm në përputhje ndërmjet veti për projektin e caktuar.