
Eptar | Produktet
Gjatë 12 viteve të fundit, Éptár ka zhvilluar më shumë se 50 aplikacione dhe GDL Librari për tregun hungarez si dhe për tregjet ndërkombëtare.
Qëllimi i EPTAR është që të zhvillojë vegla dhe aplikacione të dobijshme për përdoruesit e ArchiCAD-it. Disa nga ArchiCAD add-ons dhe libraritë e zhvilluara nga EPTAR mund t'i gjeni falas si dhe disa me çmime simbolike, të cilat na e bëjnë punën më të lehtë dhe më efikase në ArchiCAD.
Info | [eptar] Reinforcement | [eptar] Tiling | [eptar] Rooftiling - Mediterran | [eptar] Libraritë
[eptar] Reinforcement
Çmimi: €399
Vegla [eptar] Reinforcement zgjeron produktivitetin e ArchiCAD-it në fushën e inxhinierëve konstruktivë, të cilët punojnë ngushtë me arkitektët. Kjo zgjidhje siguron një vegël të dobijshme që mundëson inxhinierët konstruktiv dhe arkitektët të punojnë në të njëjtin BIM model, duke mos e lënë mjedisin e ArchiCAD-it. Ky add-on është një vegël ideale për firmat projektuese mesatare.
[eptar] Reinforcement ndihmon në krijimin e projektit statik, duke përshirë vizatimet, dokumentacionin, si dhe detajet e të gjitha përforcimeve të nevojshme të ndërtesës në ArchiCAD. Aplikacioni ofron veglat për të përcaktuar të gjitha vizatimet 2Dimensionale dhe komplet 3D modelin, si dhe gjithashtu listën e armaturave. Kjo zgjidhje poashtu mbështet çelësin e licencës ArchiCAD Network.
Shkarkoni DEMO versionin falas për të provuar aplikacionin dhe shikoni strukturën e ndërtesës në full BIM.
Video Prezantimet
Info | [eptar] Reinforcement | [eptar] Tiling | [eptar] Rooftiling - Mediterran | [eptar] Libraritë
[eptar] Tiling
Çmimi: €49
Aplikacioni për pllakosjen e mureve dhe dyshemesë për ArchiCAD, duke përdorur Add-On për pllakosjen e dyshemesë dhe mureve me elementet e ArchiCAD-it.
-Tekstura FALAS, madhësi të ndryshme të pllakave si dhe listimi i përshkrimit të elementeve.
-Trajtimi i mureve dhe dyshemeve poligonale.
-Përcaktimi i lehtë i dyerve, dritareve dhe skajet e mureve.
-Modifikimi i pllakave në mënyrë individuale apo komplet rreshtin me vetëm një klik.
-Mundësia për të përcaktuar dhe modifikuar hapje shtesë.
Përkrahë vendosjen individuale në formë drejtkëndëshe dhe poligonale.
Video Prezantimet
Info | [eptar] Reinforcement | [eptar] Tiling | [eptar] Rooftiling - Mediterran | [eptar] Libraritë
[eptar] Rooftiling - Mediterran
Çmimi: Falas
Kjo zgjidhje ndihmon përdoruesit për të përcaktuar dizajnin e tjegullave reale të kulmit për ndërtesën e projektuar në ArchiCAD. Zgjidhja përmban produkte reale dhe ngjyra reale nga gama e produkteve të Mediterrán Hungary ltd.
Përdoruesit mund të përdorin komplet strukturën e tjegullave të kulmit për modelin e ndërtesës. Gjithashtu është e mundshme vendosja e elementeve individuale apo dhe komplet elementeve mbi sipërfaqen e kulmit (binarët e dëborës, sistemet e sigurisë, cut-outs etj).
Video Prezantimet
Info | [eptar] Reinforcement | [eptar] Tiling | [eptar] Rooftiling - Mediterran | [eptar] Libraritë
[eptar] ArchiCAD Librari FALAS
Aliplast Openings përmbajnë GDL Librari të hapjeve nga prodhuesi Aliplast, duke përfshirë dritaret, dyert dhe fasadat strukturale. Kjo bibliotekë unike e hapjeve jo vetëm që përmbajnë shumë dritare dhe dyer me parametra të paracaktuara, por edhe mundëson krijimin e hapjeve të dritareve dhe fasadave strukturale sipas nevojave të projektit me ndihmën e sistemit të konfigurimit të ndërtuar brenda në GDL objekt.
Shkarko FALAS | Aliplast Openings
Libraria Grande Furniture përmban një gamë të gjerë të mobiljeve nga prodhuesi Grande. Kjo bibliotekë përmban qindra elemente të mobiljeve të modeluar mirë me qëllim që të sjellë projektin tuaj në jetë. Libraria Grande furniture është zhvilluar enkas për GRAPHISOFT Norwey.
Shkarko FALAS: Grande furniture | Prodhuesi: www.grande.no
Kjo librari me mobilje për laboratore është krijuar për prodhuesit norvegjeze, Kilab. I tërë laboratori mund të mobilohet nga përmbajtja e këtyre librarive.
GDL objektet e Kilab mund të gjenden edhe në portalin BIMcomponents.com. Është krijuar enkas për Graphisoft Norway.
Shkarko FALAS: Kilab Furniture | Prodhuesi: www.kilab.no
Kling Gate Library është një ndër libraritë më të pasura në treg për dyer të garazhave industriale dhe rezidenciale. Biblioteka përmban 7 lloje të dyerve, platforma niveluese dhe "truck receiver object", të cilat përmbajnë një interfejs të mirë dhe të lehtë për t'u përdorur dhe gjithashtu një numër të madh të parametrave për t'u përshtatur nevojave të veçanta të projektit.
Shkarko FALAS: Kling Gate Library
[eptar] Accessories përmban objekte të ndryshme për dizajn të brendshëm. Biblioteka përmban 44 objekte të thjeshta për kuzhinë, banjo dhe zyre. Objektet kanë 2D paraqitje të thjeshtë, 3D pamje të detajuara dhe gjithashtu interfejs të thjeshtë dhe lehtë për t'u përdorur. Materialet dhe ngjyra e lapsave mund të modifikohen. Disa nga parametrat janë fikse, por madhësia e objekteve mund të modifikohet gjithashtu.
Shkarko FALAS: [eptar] Accessories
Helland vënë në dispozicion produktet e tyre për përdoruesit e ArchiCAD në formatin GDL. Kjo bibliotekë përmban disa karrige, sofa, tavolina dhe mobilje shëndetësore për përdorim në hapësirat e punës dhe rekreacionit. Biblioteka përmban më shumë se 60 objekte.
Shkarko FALAS: www.helland.no/cad-filer
ForaForm vënë në dispozicion produktet e tyre për përdoruesit e ArchiCAD në formatin GDL. Biblioteka përmban disa karrige, sofa dhe tavolina për përdorim në hapësirat e punës dhe për zyre.
Biblioteka ka më shumë se 40 objekte.
Shkarko FALAS: www.foraform.no
Prodhuesi i mobiljeve Norvegjez vënë në dispozicion produktet e tyre për përdoruesit e ArchiCAD në formatin GDL. Gjithsejt janë 21 karrige të ndryshme në bibliotekë për përdorim në hapësirat e punës dhe për rekreacion. Forma e karrigeve është e optimizuar për përdorim në ArchiCAD.
Shkarko FALAS: Varier Furnitures
Prodhuesi i mobiljeve Svenheim nga Norvegjia ka krijuar këtë bibliotekë për përdoruesit e ArchiCAD. Përdoruesit mund të shkarkojnë bibliotekën e plotë direkt nga webfaqja e Svenheim.
Biblioteka përmban tavolina, rafte dhe disa elemente të aksesorëve.
Shkarko FALAS: www.svenheim.no
Nëse dëshironi të bleni apo të mësoni më shumë në lidhje me produktet, add-ons apo libraritë e EPTAR, kontaktoni ArchiEDU, ne jemi zyrtarisht në shërbimin tuaj për çdo pyetje në lidhje me produktet e EPTAR-it
adresa:
Boulevard "Nëna Tereza",
st. Fehmi Agani, 4th Floor, No.5
10000 Prishtinë, Kosova
mob:
+386 (049) 145-820
+377 (044) 777-500
email: