Top

< Back to PROJECTS

URBAN FRAGMENTS

code: LGJ300

project name:
URBAN Fragments | City Boulevard of Kamenica

type:
COMPETITION (2nd place)

Designed by:
archiEDU

credits:
Bledion BARALIU
Blend MEHMETI
Diellza Zogaj
Endrit SADIKU
Freskim SYLEJMANI
Gresa KULETA
Leunita SYLA
Melisa SYLA
Rilind SADIKU
Sevime KALLABA
Taulant FAZLIU

location: Kamenicë, KOSOVË
-

status: 2nd place

programmatic: 
Landscape Design

client:
Municipality of Kamenica

year: 2019


Pamje e përgjithshme e sheshit në Kamenicë

Pamje e përgjithshme e sheshit në Kamenicë

Pamje nga hyrja në Sheshit të Kamenicës

Pamje nga hyrja në Sheshit të Kamenicës

Pamje nga Amfiteatri i sheshit

Pamje nga Amfiteatri i sheshit

Pamje nga hapësirat për rekreacion

Pamje nga hapësirat për rekreacion

6.jpg
3.jpg
8.jpg
4.jpg
Dukja Veri-Lindore

Dukja Veri-Lindore

Dukja Jug-Perendimore

Dukja Jug-Perendimore


Teoritë Urbane

Analizat urbane të lokacionit të përzgjedhur me detyrë projektuese janë bazuar edhe në teoritë urbane, të cilat sqarojnë mënyrat e leximit të qyteteve, ilustrojnë atributet e padukshme dhe në bazë të tyre janë analizuar efektet hapësinore që do të ketë hapësira publike e projektuar në imazhin e qytetit të Prishtinës. Si referencë është marrë studimi i Lynch mbi imazhin e qytetit dhe elementeve të tij, sipas të cilit qyteti mund të lexohet dhe studiohet përme 5 elemente kyçe: 1) shtigjeve, 2)skajeve, 3)distrikteve, 4)nyjeve dhe 5)pikave të referimit (landscape).

Elementet kyce mbi te cilat mund te lexohet qyteti, sipas Kevin Lynch

Elementet kyce mbi te cilat mund te lexohet qyteti, sipas Kevin Lynch

1. Shtigjet janë kanalet përgjatë të cilave vëzhguesi zakonisht, herë pas here ose potencialisht lëviz. Ato mund të jenë rrugë, rrugë kalimi, linja transporti, kanale, hekurudha. Për shumë njerëz, këto janë elementet mbizotëruese në imazhin e tyre. Njerëzit vëzhgojnë qytetin ndërsa kalojnë nëpër të, dhe përgjatë këtyre shtigjeve lidhen elementet e tjera mjedisore.

2. Skajet janë elementet lineare që nuk përdoren ose që nuk konsiderohen si shtigje nga vëzhguesi. Ato paraqesin kufijtë ndërmjet dy hapësirave, si psh: brigjet, ndërprerjet hekurudhore ose muret. Skaje të tilla mund të jenë barriera, pak a shumë të depërtueshme, të cilat e mbyllin një rajon nga një tjetër. Këto elemente hapësinore, megjithëse ndoshta jo aq dominuese sa shtigjet, janë për shumë njerëz karakteristika të rëndësishme të organizimit, veçanërisht në mënyrën e përcaktimit hapësirës.

3. Distriktet janë seksionet e mesme dhe të mëdha të qytetit, të konceptuara si dy dimensionale, në të cilat vëzhguesi hyn "brenda", dhe të cilat kanë një karakter të përbashkët, identifikues. Shumica e njerëzve e strukturojnë qytetin e tyre në një farë mase në këtë mënyrë, duke konsideruar ose shtigjet ose distriktet si elemene dominuese hapësinore.

4. Nyjet janë pika strategjike në një qytet, në të cilin një vëzhgues mund të hyjë dhe të cilat janë pika intensive fokale. Ato mund të jenë kryesisht kryqëzime, kalime ose konvergjencë e shtigjeve, momente të zhvendosjes nga një strukturë në tjetrën, ose mund të jenë thjesht përqendrime, të cilat marrin rëndësinë e tyre nga të qenit kondensim i ndonjë përdorimi ose karakteri fizik. Koncepti i nyjes është i lidhur me konceptin e shtegut, meqenëse nyjet zakonisht janë konvergjencë e shtigjeve. Në secilin rast, disa pike fokale gjenden pothuajse në çdo imazh, dhe në raste të caktuara ato mund të jenë tipari dominues.

5. ‘Landmarks’ janë një lloj tjetër referimi, por në këtë rast vëzhguesi nuk hyn brenda tyre. Landmark zakonisht është thjesht një objekt fizik i përcaktuar thjesht: ndërtesë, shenjë, dyqan. Disa pika referimi mund të jenë të largëta, të cilat shihen nga shumë kënde dhe pika në hapësirë. Ato mund të jenë brenda qytetit ose në një distancë të tillë që për të gjitha qëllimet praktike simbolizojnë një drejtim konstant. Të tilla janë kullat, kupolat, kodrat e mëdha etj.

Skema në vijim paraqet lokacionin e studiuar mbi parimet e Lynch, ku si distrikt (rreth) është marrë kufiri i kampusit studentor; shtigjet kryesore janë përcaktuar në bazë të frekuentimit më të madh të njerëzve; si nyje kryesore apo pika fokale janë konsideruar sheshi “Zahir Pajaziti” përballë Hotel Grand dhe hapësira përballë bibliotekës kombëtare; skaje të distriktit janë konsideruar rrugët automobilistike ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Xhorxh Bush’ ndërsa si landmarks janë konsideruar objektet ikonike si Biblioteka, RTK dhe Katedralja, hotel Grand dhe Kisha Ortodokse. Bazuar në këto analiza mund të përfytyrojmë frekuentimin më të madh të njerëzve, hapësirat e mundshme për tubim, pikat fokale prej të cilave vërehen objektet ikonike dhe peisazhet, dhe si përfundim mund të konkludojmë mbi ndjesitë që do të kenë shfrytëzuesit për hapësirën e projektuar publike

Koncepti

Pas analizave te gjendjes ekzistuese dhe hulumtimit te teorive mbi dizajnin e hapesirave publike, eshte arritur deri tek konkluzioni se hapesirat publike me te sukseshme, jane te mbeshtetura ne krijimin e interaksionit mes njerezve nepermjet elementeve arkitektonike. Bernard Tschumi ne librin e tij “Architecture and Disjunction” kur flet per arkitekturen dhe lidhjen e njerezve me te dhe ne mes vete nepermjet aktiviteteve - thote:

"Megjithatë arkitektura është e banueshme: sekuencat e ngjarjeve, shfrytëzimi, aktivitetet, incidentet janë gjithmonë të mbivendosura në ato sekuenca të fiksuara të hapësirës. Këto janë sekuenca të programuara që sygjerojnë harta sekrete dhe përjetime të pamundura, koleksione të shpërndara të ngjarjeve të shtrira përgjatë një grumbulli të hapësirave, kornizë pas kornize, dhomë pas dhome, episodë pas episode.”

Koncepti për Sheshin në Kamenicë

Koncepti për Sheshin në Kamenicë

Bazuar ne kete konstatim te Bernard Tschumi-t, në konceptimin e bulevardit të Kamenicës del ideja e krijimit të një elementi arkitektonik si sekuencë e fiksuar e hapësirës, që drejton ngjarjet, aktivitetet dhe shfrytëzimin e hapësirës publike, në mënyrë që të krijohen perjetime, ngjarje dhe kujtime në mendjen e njeriut, qe ndihmojnë në krijimin e identitetit të përgjithshëm.

Procesi i dizajnit

Pikenisja fillestare per hartimin e projektit te Bulevardit te qytetit te Kamenices, ka qene nje proces mjaft kompleks, interaktiv dhe dinamik per ekipin. Jane mbajtur nje mori diskutimesh, analizash, shkembime te ideve, konsultim I literatures akademike e shkencore, praktikave me te suksesshme boterore etj. Pas sintezes se te gjitha ketyre informatave, kane rezultuar disa ide, prej te cilave unanimisht eshte vendosur per zgjidhjen finale, te cilen do ta shtjellojme ne vazhdim. I tere ky process eshte percjellur me skica dhe vizatime.


Zgjidhja Urbane

Zgjidhja urbane ka per qellim paresor lehtesimin e levizjes se qytetareve pas mbylljes se arteries kryesore rr.”Skenderbeu”, per t’a kthyer ne bulevard. Pra prioritet ne zgjidhjen e gjere urbane, ka rregullimi i rrugeve paresore dhe dytesore, duke I zgjeruar ato, shtuar trotuare per kembesore dhe gjelbrim ne ato vende ku mungon. Rendesi te vecante I eshte kushtuar parkingjeve, ku jane shtuar rreth 200 vendparkingje te reja. Jane krijuar qasje dhe shtigje per kembesore drejt sheshit, serrave dhe lumit. Po ashtu jane shtuar stacione per trafik urban, parashihet ruajtja e gjelberimit dhe rregullimi i ndricimit.

Kater zona urbane specifike e perbejne zonen e gjere urbane, ne te cilat eshte parapare planifkimi duke u bazuar ne mangesite dhe potencialet e cekura nga komuna per zonat perkatese, si dhe SWOT analiza qe ekipi yne e ka bere per Qytetin e Kamenices.

Zgjidhja urbane që përfshinë rruget, shtigjet, transportin publik, parkingjet, gjelbërimin dhe ndiçimin

Zgjidhja urbane që përfshinë rruget, shtigjet, transportin publik, parkingjet, gjelbërimin dhe ndiçimin

Zona 1 (Parku I qytetit) – Aktualisht, kjo zone me rendesi te vecante per qytetaret e Kamenices, eshte e rrethuar me rrethoje ne te gjitha anet. Per mendimin tone, kjo eshte e papranueshme, meqe hapesira ne fjale eshte hapesire publike, e destinuar per shfrytezim nga publiku, qytetaret, vizitoret, etj. Prandaj primare per ne eshte hapja e ketij parku per publikun, integrimi dhe nderlidhja me sheshin e dizajnuar te qytetit. Poashtu, planifikohet vendosja e strehes se njejte te dizajnuar per pjesen e bulevardit, qe do te sherbente per shfrytezim te parkut gjate 365 diteve te vitit. Element urban funksional qe mungon dhe ne planifikojme ta vendosim jane edhe konteineret e mbeturinave dhe toaletet publike.

Zona 2 (Komuna) – disniveli aktual, planifikohet te shkrihet permes aplikimit te shkalleve dhe rampave, shtimit te trotuareve, uleseve, strehes dhe kiosqeve (me ushqim dhe pije) te cilat sherbejne edhe per Zonen 1 (parkun).  

Zona 3 (Banesat) – shtohen strehe, ulese te njejta si ato te dizajnuara per bulevardin, krijimi I shtigjeve qe lidhin me sheshin, gjelbrimi I larte ne pikat ku eshte e nevojshme – bazuar ne analizat e bera per diellosje gjate dites per ekuinoksin veror dhe dimeror. Poashtu parashihet edhe rregullimi I parkingjeve, trotuareve dhe vendosja e shenjezimit perkates.

Zona 4 (Shkolla) – Eshte nje prej zonave me atraktive dhe me me se shumti aktivitete te koncentruara ne kuader te projektit te bulevardit. Kjo eshte edhe zona me e zhurmshme e sheshit. Parashihet te vendoset streha/pavilion. Element tjeter I rendesishem, eshte amfiteatrit multifunksional – I cil sherben si pike koncentrimi per zhvillimin e shume aktiviteteve, kulturore, sociale, edukativo-arsimore. Ne kete amfiteater, mund te zhvillohen edhe ligjerata te hapura, apo edhe pjese te procesit mesimore te shkolles ne afersi, qe do ta diversifikonte planprogramin mesimor te shkolles. Kinemaja e hapur eshte nje aktivitet tjeter I planifikuar, si mundesi e mire per takim, socializim, edukim dhe argetim te qytetareve. Sigurisht qe gjate procesit te projektimit te bulevardit, jemi kujdesur qe te kete aktivitete per te gjitha grupmoshat, prej femijeve e deri tek te moshuarit. Jemi kujdesur poashtu qe te behet nderlidhja e aktiviteteve te grupmoshave te ndryshme, qe asnjera prej tyre te mos ndihet e anashkaluar, por ne te njejten kohe, aktivitetet te mos pengojne zhvillimin e njera tjetres. Ne kete konteks, kemi projetuar murin per ngjitje (climbing wall) per femije. Sigurisht qe mobiliari urban nuk do te ishte I kompletuar pa vendosjen ekonteinereve te mbeturinave, toaleteve publike, vendeve te dedikuar per kroje te ujit te pijshem, parkingje per bicikleta, etj.


Dizajni Urban

Sheshet urbane apo bulevardet janë hapësira ku qytetaret mund të marrin frymë lirshëm, të relaksohen, të krijojnë interaksion me të tjerët, duke u larguar nga presioni psikologjik i qytetit dhe rutina e përditshmërisë. Kështu bulevardi kërkohet të ketë komponente arkitektonike po aq sa edhe ndërtesat, pasi që këto i mundësojnë qytetarit lëvizjen e lirshëm. Qofshin të reja apo të ridizajnuara sheshet apo bulevardet si pjesë e hapësirës së jashtme publike duhet të kenë kualitetin që këkrohet për t’i përmbushur pritshmëritë dhe kërkesat e qytetarit. Për këtë arsye të gjitha komponentet natyrore, fizike, kulturore, shoqërore, ekonomike, politike e historike që e bëjnë qytetin e Kamenicës janë përdorur në dizajnimin e bulevardit.

Süheyla Büyükşahin Siramkaya -The Effect of Change in Urban Squares on Urban Identity: The Case of Konya

Për t’u ruajtur identiteti urban dhe të ndikohet pozitivisht në lëvizje e interaksion janë përcaktuar disa linja që kanë dalë si rrjedhojë e hulumtimit dhe konceptit e që janë:

  • janë krijuar linja të pandërprera të lëvizjes dhe qasje për këmbësorë në të gjitha pjesët tjera të zonës urbane që lidhen me bulevardin

  • funksioni i sheshit është dizajnuar në atë mënyrë që të mundësojë shfrytëzimin e tij si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës dhe

  • hapësira të gjelbërta, elementi i ujit, mobiliary urban dhe materialet e përdorura janë përdorur në mënyrën e duhur dhe të balancuar sipas shfrytëzimit, klimës dhe karakteristikave të qytetit.

Elementi gjatësorë që ka dalur nga koncepti është elementi arkitektontik kryesorë që drejton lëvizjen dhe aktivitetet tek bulevardi i Kamenicës. Ky element është prej materialit të “fiber glass”, material ky që cilësohet prej vitit 1930, si material i së ardhmes për shkak të cilësive të tij dielektrike. Përparësitë e përgjithshme të “fiberglass” janë: qëndrueshmëria (ka rezistencë të shkëlqyer), karakteristika elektrike, mosdjegia (edhe kur i ekspozohet nxehtësisë nuk emeton tym apo produkte toksike), stabilitet dimensional, integrim i funksioneve, rezistencë e lartë ndaj kemikaleve, i lehtë t’i jipet formë, i reciklueshëm etj.

Dizajni Urban

Dizajni Urban


Aktivitetet

Ideja prapa vendosjes së aktiviteteve është e mbështetur në konceptin Power of 10+ (fuqia e 10+) aktiviteteve. Sipas Gehl hapësirat e suksesshme publike prodhohen vetëm nëse kemi 10 ose më shumë aktivitete. Këto aktivitete përfshijnë vendet për t’u ulur, terrenet sportive për rekreacion, ekspozita dhe kinema e hapur për të shijuar artin, hapësira për ushqim dhe pije etj.

Bulevardi i Kamenicës është i dizajnuar në atë mënyrë që të përmbajë 12 aktivitete për të gjitha grupmoshat: pavilioni/streha, ‘urban farming’, këndi i bicikletave, ‘climbing wall’ (ngjitje në mur), kinema e hapur, ekspozita, këndi për fëmijë, wi-fi zone dhe shtegu kryesor për ecje. Këto aktivitete vendosen nëpër bulevard të grupuara në 3 grupe që klasifikohen varësisht nga niveli i zhurmës.

Harta e aktiviteteve në Bulevard

Harta e aktiviteteve në Bulevard

6.jpg
7.jpg

Dyshemeja

Sipërfaqja më e madhe e cila krijohet gjatë dizajnimit të shesheve përbëhet nga sipërfaqja e cila mbulohet me pllaka të ndryshme, që njihen qysh nga zhvillimet e para të qendrave urbane përgjatë historisë. Shtruarja e tyre varej nga qasja ne materialet e disponueshme lokale, teknologjia dhe përsoshmëria e mjeshtërve të cilët i realizonin ato. Përdorimi I tyre zakonisht është i rëndësisë utilitare për krijimin e një sipërfaqeje të shtruar, të sigurtë dhe të pastër, pa ju kushtuar kujdes aspektit filozofik që ato bartin.

Të dizajnosh një hapsirë për një lokalitet, rrethina e të cilit është banuar që nga lashtësia, një qytet i orientuar nga e ardhmja dhe tek shfrytëzimi sa më i mirë i të gjitha resurseve natyrore që posedon, perben sfid në vehte. Hulumtimi i historisë së Kamenicës për të gjetur motivin dhe atë që është më e rëndësishmja për vendin, shpie tek dashuria e njerëzve për vendin dhe gjithë atë që e rrethon, sidomos malet që e rrethojnë.

Të marrësh konceptin e maleve dhe ta përkthesh atë në termat bashkekohor të zhvillimit të artit, duke iu mundësuar njërëzve të lidhen edhe më shumë me atë që i rrethon, ishte forca shtytëse e projektit. Se këndejmi, silueta e maleve që e rrethojnë qytetin e Kamenicës, janë përdorur si model i dizajnimit të pllakëzimit të sheshit. Kjo siluete e nxjerrur nga informatat reale të relievit, është procesuar në softwere të ndryshëm, dhe prej andej është parametrizuar përmes krijimit të një algoritmi specifik për llogaritjen, organizimin, renditjen dhe vendosjen sa më optimale të këtyre pllakave në Shesh. Nga ky proces, janë gjeneruar gjithsej 5 lloje te pllakave, me formë drejtkëndëshe por të dimensioneve të ndryshme, të cilat e pasqyrojnë këte reliev malor në dyshemenë e sheshit. Implementimi i kësaj dyshemeje, rrit kualitetin e përjetimit të hapësirës urbane të sheshit, pergjatë tërë gjatësisë së tij, dhe është në përputhje të plotë me teoritë urbanistike te Gehl-it dhe te Bernard Tschumit, të cilat kanë shërbyer si pikënisje e projektit tonë.

Jan Gehl eshte arkitekt Danez, nje prej me te njohurve te kohes sone, njeheresh lider global ne Projektimin urban me pikenisje dhe focus kryesor njeriun, duke qene keshtu kontribuesi me I madh I permiresimit te jetes urbane permes RIORIENTIMIT te dizajnimit te qyteteve dhe hapesirave publike, drejt kembesoreve dhe ciklisteve, jo makinave!

Bernard Tschumi – eshte arkitekt dhe teoriticient avantgard, I njohur per idete dhe qendrimet e tij rreth zhvillimit te arkitektures moderne dhe post-moderne, shpeshhere duke I kundershtuar ato permes fakteve dhe argumenteve shkencore. Teorite e tij ndihmojne ne konceptimin se si te krijohet arkitektura dhe nderlidhja e saj me zhvillimet e reja kulturore.

Pllakosja e cila ndryshon në madhësi për të krijuar siluetën e gjithë asaj që rrethon vendin. Për ti dhënë efekt edhe më të lartë, propozohet që gurët të nxirren nga kodrat që rrethojnë Kamenicën. Përfshirja e kohës në pikturat moderne ishte thelbësore në formulimin dhe artikulimin e asaj që krijohej. Mbi këtë ide, hapësira e bulevardit prej më pak se 400m shtrohet në këto pllaka dhe krijohet efekti i shkeljes mbi të gjitha malet e Kamenicës.

Koncepti i pllakëzimit

Koncepti i pllakëzimit


Gjelbrimi

E tërë arteria kryesore që është kthyer në bulevard ka gjelbrim ekzistues. Ky fakt ishte ndihmesë e madhe në zgjidhjen e propozuar, por njëkohësisht paraqiti edhe një përgjegjësi shtesë. Kjo pergjegjësi paraqiti detyrë shtesë në ruajtjen e gjelbërimit ekzistues. Nga analizat e bëra, dolën rezultatet se gjelberimi aktual është i mjaftueshem, mirepo natyrisht qe ka nevoje edhe për shtesë të hapësirave të gjelbërta përgjatë bulevardit.

Analizat e Insolimit të gjendjes ekzistuese të Bulevardit

Analizat e Insolimit të gjendjes ekzistuese të Bulevardit

Duke i ditur efektet pozitive të hapësirave të gjelbërta dhe natyrës në shëndetin fizik dhe psiqik të njeriut, në propozim u planifikuan oaza gjelbërimi përgjatë shtigjeve të ecjes. Kështu natyra bëhet pjesë e pandashme e jetës së përditshme të njeriut.

Gjelbrimi Ekzistues dhe i Propozuar duke përfshirë edhe Oazat e gjelbërimit

Gjelbrimi Ekzistues dhe i Propozuar duke përfshirë edhe Oazat e gjelbërimit


Ndriçimi Efiçient

Meqenëse qyteti i Kamenicës njihet si qytet i gjelbërt, i qëndrueshëm dhe ka për vizion promovimin ekologjik, është menduar që të përdoren drita me panele të veçanta fotovoltaike. Mirëpo pas hulumtimeve dhe kalkulimeve për efiçience të energjisë, është arritur në përfundim se kostoja e shpenzimeve është më e madhe sesa energjia që do të kursehej. Kjo na ka shtyrë që ta zhvillojmë më tutje idenë tonë, deri te arritja e një zgjidhjeje më të favorshme. Kështu është propozuar që në kulmin e ndërtesës së kuvendit komunal të vendosen panele fotovoltaike qëndrore, që bëjnë furnizimin e komplet ndriçimit të bulevardit me zero energji të shpenzuar. Metodat për gjenerimin e Energjisë Elektrike nga Burimet Energjetike janë metoda miqësore me mjedisin dhe na mundësojnë qe të arrijme rezultate të shkëlqyera të energjisë apo edhe projektimin e ndërtesave me zero energji.

Këto burime Energjetike që e absorbojnë, konvertojnë dhe e shpërndajnë energjinë diellore mund të jenë përdorimi i kolektorëve SOLARE për ngrohje dhe energjia diellore që e konvertojnë rrezet e diellit në Energji Elektrike me përdorimin e panelëve FOTOVOLTAIK.

Ndriçimi Efiçient i komplet Bulevardit të Kamenicës

Ndriçimi Efiçient i komplet Bulevardit të Kamenicës

Pamje e Bulevardit të ndriçuar

Pamje e Bulevardit të ndriçuar

Potenciali i energjisë solare nga rrezatimi diellor

Nga analizat klimatike për lokacionin e Bulevardit të qyteti të Kamenicës, vërehet se kemi potencial të mjaftueshëm gjatë tërë vitit për shfrytëzimin e energjisë diellore e sidomos ndërmjet muajve MARS - SHTATOR.

Rrezatimi-Diellor_FIN.jpg

Nga diagramet shohim se Vlerat mesatare të energjisë nga Rrezatimi Diellor janë 452.42 Wh/m², ndërsa Vlera maksimale është 904.84 wh/m². Sipërfaqja Totale e KULMEVE me potencial për përfitimin e Energjisë Solare nga Rrezatimi Diellor është: S=14.080m².

14.080m² x 452,42Wh/m² = 6.370.073,6 Wh

Mundësia e përfitimit të Energjisë Elektrike nga Burimet Energjetike duke shfrytëzuar Kulmet e ndërtesave ekzistuese është:

ENERGJIA SOLARE MESATARE 6.370,07 kWh