*Me abonim vjetor (SSA), versioni i ardhshëm i ArchiCAD-it dhe asistenca teknike është FALAS për 365 ditë. Softweri ArchiCAD shitet vetëm me abonim. Shuma vjetore e abonimit është 480 € dhe mund të paguhet çdo tremujor, çdo gjashtëmujor apo për 1 vit. Abonimet janë të vlefshme për të paktën një vit dhe vazhdohen automatikisht për vitin vijues, përveç nëse nuk kërkohet ndryshe nga klienti - përdoruesi.
Llojet tjera të licencave:
ArchiCAD 22 | NET License
ArchiCAD 22 | YAP License
ArchiCAD 22 | Subscription License
ArchiCAD 22 | Upgrade
ArchiCAD 22 | EDU License [FALAS]
ArchiCAD | STAR(t) Edition 2018
FREE Google Carboard
For every License you get FREE VR (Virtual Reality) Google Carboard and FREE 5Gb Public + 5G Private quate for BIMx Cloud projects in bimx.graphisoft.com
GRAPHISOFT Workflow Guide Series are FREE for SSA Customers
Almost every month GRAPHISOFT issue one Workflow Guide Series, which helps clients to better understand ARCHICAD process in BIM Workflow. These Guides are specially for costumers with ARCHICAD License and for FREE.
Performanca
ARCHICAD 22, e para në BIM industri, ofron bashkëpunimin në kohë reale, pavarësisht nga vëllimi, lokacioni apo shpërndarja e ekipit që janë të ivolvuar në projekt.
ARCHICAD 22 | Një hap i madh në BIM Performancë
ARCHICAD 22 tani është më i shpejtë se kurrë! Nuk ka më pritje gjatë ngarkimit të pamjeve të projektit. GRAPHISOFT ka fuqizuar teknologjinë e platformës 64-bit dhe multi-processing në përpunimin e të dhënave në "background processing", e cila është e para në industrinë BIM. Pra, ArchiCAD tani mundëson përgjigje shumë të shpejtë kohore dhe kjo mundësi "turbo-charged" e përditësimit të ArchiCAD-it e bën atë lider të padiskutueshëm të shpejtësisë në biznesin BIM.
Procesimi në Prapavijë
Procesimi në prapavijë në ARCHICAD 22 gjeneron pamjet e modelit pothuajse në mënyrë të menjëhershme (simultane)
Në shumicën e kohës, kapaciteti i procesimit të kompjuterit tuaj është jo i barabartë. Kjo për shkak se lloje të ndryshme të procesimeve kompjuterike nevojiten për suportimin e punës së rrjedhshme në projektet arkitektonike. Detyrat që kërkojnë kapacitet të procesimit më të madh, janë të shpërndara ndërmjet detyrave që nuk janë aq të nevojshme, kështu që rrjedhshmëria e punës mund të paraqitet duke u shpejtuar... dhe duke u ngadalësuar.
Vetëm ARCHICAD 22 përfiton nga kapaciteti i pashfrytëzuar i kompjuterit, duke parashikuar se çfarë veprime ju mund të bëni në vijim, dhe këto veprime i përgatitë në prapavijë. Ky parashikim rrit në masë të madhe reagimin e përgjithshëm të softuerit, kështu që ndjehet më efikas me projekte të çfarëdo lloji apo madhësie. Kjo është një dallim dramatik që do t'a vëreni ndërmjet kësaj teknologjie të gjeneratës së ardhshme dhe BIM softuerit standard pa procesim në prapavijë.
Rezultatet flasin vetë. Në ARCHICAD 22, nevojitet 70% më pak kohë për të hapur BIM projektin në 3D - varësisht nga kompleksiteti i projektit dhe performancat e kompjuterit që përdorni. Ndërsa koha e hapjes për të gjitha Prerjet, Dukjet apo 3D Dokumentet është zvogëluar për 50%.
Duke ju falënderuar këtyre inovacioneve, hapja dhe kalimi ndërmjet pamjeve të ndryshme të modelit do të ndodhin pothuajse në mënyrë të menjëhershme. Nuk ka më pritje gjatë ngarkimit të pamjeve të projektit. Pra, ju do të kurseni kohë dhe të shijoni procesin e rrjedhshëm të punës. Dhe gjithashtu në vend të shqetësimeve me kompjuterin tuaj do të jeni në gjendje të përqendroheni më shumë në projektim.
OpenGL | 3D navigimi më i shpejtë/rrjedhshëm
Duke optimizuar OpenGL, ARCHICAD 22 mundëson navigim të shpejtë dhe të rrjedhshëm, madje edhe në modele jashtëzakonisht të mëdha të ndërtesave.
Ne e dimë që arkitektët kanë dëshirë për prezantime joformale me klientë, të përdorin "3D model window" të ARCHICAD-it. Kjo dritare përdor të ashtuquajturën "OpenGL engine". Dhe për shkak se ARCHICAD 22 përdor OpenGL engine me optimizim të plotë, përfitojmë 3D navigim të rrjedhshëm, të shpejtë, pa dridhje (flickering), madje edhe në modele shumë të mëdha.
Arkitektura
ARCHICAD 22, konsumin e kohës më të madhe dhe shpesh pjesën më të mërzitshme të punës së arkitektit, e bën më shumë argëtuese.
ARCHICAD 22 — Nga Arkitektët për Arkitektët
Qysh në fillim, ARCHICAD-i është krijuar nga arkitektët për arkitektët, për të adresuar dëshirat e tyre për një projektim të gjerë, pa i komprometuar nevojat praktike.
Point-Cloud Suportimi
ARCHICAD 22 përkrah "point-clouds", duke mundësuar inçizimin më të shpejtë, pa gabime të gjendjes ekzistuese të ndërtesës duke përdorur teknologjinë e fundit për inçizim me 3D skaner laserik.
Projektet e renovimit zakonisht fillojnë me inçizimin e gjendjes ekzistuese të ndërtesës, fazë që konsumon mjaft kohë duke përfshirë edhe matjet manuale në terren, më pas edhe krijimin e modelit digjital të ndërtesës. Por tani 3D skanerët - që përfaqësojnë teknologjinë inovative më të fundit - mund të gjenerojë "point-clouds" që përmbajnë të gjitha informacionet e nevojshme të gjeometrisë së enterierit, duke përfshirë volumin saj detal, deri edhe në ornamente.
ArchiCAD 22 mund të lexoj fajllat e formateve më të përdorura "point-cloud" dhe të krijojë në mënyrë të menjëhershme 3D gjeometrinë përkatëse. Kështu që ju mund ta lidhni projektin me informatat e gjeometrisë 3D të gjeneruar në mënyrë automatike nga "point-cloud" dhe atë me 100% saktësi.
Ky proces i punës së inçzimit të gjendjes ekzistuese redukton në mënyrë drastike kohën e nevojshme për inçizime me metodën klasike. Gjithashtu edhe eliminon gabimet që mund të ndodhin gjatë futjes së të dhënave në mënyrë manuale. Disa shembuj tipik se si mund të përdorim inçizimet me 3D llaser dhe "point-cloud":
Modelimi i ndërtesës ekzistuese para renovimit.
Modelimi i mjedisit që e rrethon për projektimin e ndërtesës së re.
Modelimi i strukturës “as-built” pët të detektuar devijimet nga projekti.
Modifikimi i sipërfaqeve me intuitë
Ngjyrosja Interaktive e sipërfaqeve në 3D
ARCHICAD 22 mundëson në mënyrë intuitive, editimin e sipërfaqeve të modelit të ndërtesës në 3D me drag-and-drop, duke siguruar në mënyrë direkte feedback-un vizuel.
Dizajni kreativ është i menjëhershëm dhe mund të jetë mbresëlënës ndaj klientit gjatë prezantimit të projekteve. Editimi i sipërfaqeve të modelit të ndërtesës në 3D në mënyrë intuitive me drag-and-drop, mundëson rezultat/feedback vizuel të menjëhershëm. Vegla e re për ngjyrosjen e Sipërfaqeve në ArchiCAD mundëson ndryshimin e sipërfaqeve të modelit në dritare 3D me një klik të vetëm, duke përdorur paletën për ngjyrosje.
Përmirësimet në GDL Librari
- Interfejsi grafik më i pasuruar në Parametrat e Dyerve dhe Dritareve
- "Tab Page Selector" e përditësuar
- Dritarja e dialogut të Dyerve dhe Dritareve më kompakte
- Librari të reja për Banjo
- Interfejsi grafik më i pasuruar për objektet e ullukëve vertikal
- Librari të reja për Playground
- Librari të reja të ullukëve horizontal
- Dritare të reja rrëshqitëse me Three‐Sash dhe Six‐Sash
- Flat Panel TV e përditësuar
- Interfejsi grafik më i pasuruar për objektet e ullukëve horizontal
Intuita
ARCHICAD 22 ofron përmirësime të mëdha në hapësirën punuese për të dyja platformat, Mac dhe Windows.
ARCHICAD 22 | Përmirësimet në rrjedhën Intuitive të punës
ArchiCAD 22 ofron përmirësime të mëdha të hapësirës punuese për të dyja versionet, Mac dhe Windows. Opsioni i ri, Navigimi bazuar me TAB bën shumë më të lehtë qasjen në pamjet e ndryshme të projektit si dhe kontrollimin e BIM projekteve. Gjithashtu, në versionin Mac, ARCHICAD 22 mundëson punën në ekran të plotë (full-screen), dhe e bën të ndjehet si BIM aplikacioni më "natyral" në Mac.
Përmirësimet në platformën Mac dhe Windows
ArchiCAD 22 ofron përmirësime të mëdha në mjedisin e punës për përdoruesit e të dy platformave, Mac dhe Windows.
Navigimi i ri bazuar në TAB, të inspiruar nga Web shfletuesit, e bën shumë më të lehtë qasjen në pamjet e ndryshme të projektit si dhe kontrollimin e BIM projekteve. Gjithashtu, në versionin Mac ARCHICAD 22 mundëson punën në ekran të plotë (full-screen), dhe bën të ndjehet si BIM aplikacioni më "natyral" në Mac.
ARCHICAD 22 për Mac
ARCHICAD 22 prezanton "Tab Bar" për përdoruesit Mac, duke ofruar përmirësimet më të fundit në interfejsin grafik. Ju mund të zgjidhni ndërmjet interfejsit "unified/single" për të suportuar përdorimin në ekran të plotë (Full Screen), si dhe duke përfituar nga përmirësimet tjera të ofruara nga Mac OS X 10,10 (Yosemite).
Në ArchiCAD 22 shumë më lehtë mund të ndryshohet madhësia e ekranit apo të kaloni në ekran të plotë (Full screen mode) me një klik të vetëm.
Arkitektët mund të qasen në shtegun e fajllit (file path) të projektit nga "header".
Të gjitha paletat tani janë të ankoruara në dritaren kryesore të ArchiCAD, duke lehtësuar punën gjatë kalimit nëpër aplikacionet tjera.
ARCHICAD 22 për Windows
ARCHICAD 22 prezanton "Tab Bar" për qasje më të lehtë ndërmjet pamjeve të ndryshme të projektit. Puna me "Tab" nuk është ndonjë risi që nevojitet për tu mësuar sepse jemi njoftuar edhe më herët gjatë përdorimit të internetit me browser/shfletues të ndryshëm.
Duke përfituar nga përpunimi i të dhënave në "Background Processing", tani edhe më të shpejtë, "Tab Bar" mundëson kalimin ndërmjet Bazave, Prerjeve, Dukjeve, dhe 3D Modelit.
Me "Tab Bar", arkitektët tani mund të qasen në pamje të ndryshme të projektit në mënyrë të menjëhershme dhe të organizuar. Suportimi i "Background Processing" e bën të mundshme kalimin ndërmjet këtyre pamjeve shumë shpejt, sa që nuk kemi nevojë të prisni për kalkulime të shumta gjatë navigimit të projektit.
Guide Lines Permanente
Opsionet e reja të "Guide Lines", "Snap Guides" dhe "Snap Points" ofrojnë ndihmë grafike permanente për krijimin dhe editimin elementeve me saktësi të lartë.
Përmirësimet në Annotation
Treguesi (Pointer) pët tekstet e dimensioneve ndihmon dimensionimin e strukturave të ndërtesës të cilat gjenden afër me njëra-tjetrën, duke shtuar në mënyrë automatike "pointers" atherë kur tekstet e dimensioneve ri-pozicionohen.
Pasurimi i Llogaritjeve të Paramasës
Metoda e kalkulimit me "Listing skin areas" nëpërmjet "Interactive schedules" mundëson përdoruesit në kalkulimin e sipërfaqeve të të gjitha shtresave të strukturave kompozite të ndërtesës.
Përmirësimet në PDF
ArchiCAD 22 siguron që faqosja e projektit (Layouts) të eksportohet së bashku me llajerat e tyre të dukshme. Duke implementuar zgjidhjen e një WYSIWYG - "ajo që ju shikoni është ajo që ju merrni", ArchiCAD 22 siguron që vetëm llajerat e dukshme të projektit do të përfshihen në PDF-in e krijuar.
Open BIM
Përmirësimet në bashkëpunimin e bazuar në IFC si dhe zbulimin e konflikteve (duke përdorur "MEP Modeler" add-on) përmirëson bashkëpunimin OPEN BIM ndërmjet arkitektëve dhe inxhinierëve.
ARCHICAD 22 | Lider në rrugën OPEN BIM
ArchiCAD 22 mundëson importimin e IFC modelit pikërisht sikurse edhe duket në softuerin origjinal në të cilën është krijuar ai: "Gjeometri e përsosur, atribute minimale".
Përmirësimet në funksionet e ndërveprimit
"IFC Spaces" gjithmonë do të konvertohet në ARCHICAD Zone të editushme, duke e mbajtur gjeometrinë e tyre origjinale; aftësia për të ndryshuar materialet dhe llojet e prezantimit të IFC elementeve të modelit; "IFC data mapping" me pjesë të librarisë GDL parametra të pavarura; Funksionet e përditësimit me parametra të ndryshueshme; dhe trajtimi i të dhënave IFC më të shpejta në IFC Manager.
Përmirësimet në zbulimin e konflikteve
Zbulimi i konflikteve/përplasjeve ndërmjet fazave të ndryshme të projektit, me përdorimin e "MEP Modeler" addon si pjesë e veçantë e ArchiCAD-it, tani punon me të gjitha llojet e MEP elementeve (Instalimet Makinerike, Elektrike dhe Hidraulike) dhe të gjitha IFC elementet e importuara të modelit pavarësisht se nga cili softuer është eksportuar IFC Modeli. Performanca e zbulimit të konflikteve është përmirësuar; ajo jep rezultate shumë të shpejta duke përdorur bazën "Multicore CPU" për të shmangur ngadalësimin e kompjuterit tuaj.
Nëse dëshironi të bleni, merrni me qira, apo të mësoni më shumë në lidhje me ArchiCAD, kontaktoni ArchiEDU, ne jemi zyrtarisht në shërbimin tuaj për çdo pyetje në lidhje me produktet e GRAPHISOFT-it
adresa:
Boulevard "Nëna Tereza",
st. Fehmi Agani, 4th Floor, No.5
10000 Prishtinë, Kosova
mob:
+383 49 145-820
+383 44 777-500
email:
ARCHICAD 24 | Single License pakoja përmban:
-ARCHICAD 24 Teamwork (PC+Mac)
-Energy Evaluation (add-on)
-BIMx | Building Explorer (add-on)
-CineRender (Cinema 4D rendering engine)
-Upgrade e të gjitha produkteve për 12 muaj
-Support me telefon dhe email për 12 muaj
-CodeMeter hardware key (USB çelësi)
-ArchiCAD 24 | ALB - Template në gjuhën shqipe (me vlerë 330€)
-ArchiCAD Trajnimi /përson (me vlerë 150€)
-Çertifikata e autenticitetit