Info | Prezentimi | BIM apo 2D | Funksionet | Koordinimi
MEP Modeler | Prezantimi
Arsyeja më e madhe për tejkalimin e buxhetit dhe të kohës gjatë ndërtimit shkaktohet nga koordinimi i dobët ndërmjet fazave të ndryshme të projektit (Arkitektura, Instalimet Makinerike, Elektrime, Hidraulike, Statika, etj.). Këto probleme mund të rezultojë në tejkalimit të kostos deri në 2-4% të buxhetit total të projektit. Për investitorët dhe arkitektët që kërkojnë reduktimin e gabimeve gjatë fazës së pojektimit atëherë MEP Modeler është zgjidhja më e mirë për të arritur efektshmërinë më të lartë.
MEP Modeler gjithashtu përmirëson importimin e IFC modeleve në ArchiCAD duke e shëndruar përmbajtjen nga aplikacionet e inxhinierëve të instalimeve dhe analizave makinerike në MEP elemende (Mechanical, Electrical dhe Plumbing). Zbulimi i konflikteve mund të arrihen duke analizuar në mënyrë automatike konfliktet ndërmjet elementeve të importuara nga MEP sistemet dhe elementeve e projektit arkitektonik.
Info | Prezentimi | BIM apo 2D | Funksionet | Koordinimi
BIM apo Procesi i punës 2D
Nëse inxhinierët e MEP Instalimeve (Instalimeve Makinerike, Elektrike dhe Hidraulike) na ofrojnë të dhëna 3Dimensionale, atëherë arkitektët mund të importojnë 3D modelin MEP në ArchiCAD duke përdorur formatin IFC. Krahas këtij interfejsi të përgjithshëm IFC, paketa MEP Modeler siguron edhe përmirësime në komunikim me aplikacionet BIM MEP (siç janë Revit MEP, AutoCAD MEP, DDS-CAD MEP, MagiCAD etj.).
Edhe nëse inxhinierët e MEP Instalimeve ofrojnë të dhëna 2Dimensionale, athëherë MEP Modeler e bën shumë të lehtë modelimin dhe visualzimin e MEP Instalimeve në 3D dhe njëkohësisht eleminon konfliktet e mundshme.
Info | Prezentimi | BIM apo 2D | Funksionet | Koordinimi
Funksionet e MEP Modelimit
MEP Toolbox
MEP Toolbox përmban një grup të veglave të dedikuar për krijmin e komponentëve të ndryshëm të MEP Instalimeve:
- HVAC kanalet (Ngrohja, Ventilimi dhe Ajri i kondicionuar) të drejta, të lakuara dhe fleksibile, gypat dhe mbajtëset e kabllove elektrikë
- Tranzicionet, nyjet, elementet lidhëse për lidhjen e MEP komponenteve me njëra-tjetrën
- Pajisjet dhe terminalet për lidhje automatike në input dhe output të elementeve të MEP Instalimeve
MEP elementet janë parametrike dhe mundësojnë konfigurim të lehtë të dimensioneve sipas nevojës.
Libraria e Objekteve MEP
GRAPHISOFT MEP Modeler vjen me një bibliotekë të gjerë të MEP objekteve specifike. Kjo bibliotekë përmban MEP elemente të ndryshme me mundësi të konfigurimeve të posaçme me pika lidhëse të zgjuar për lidhje automatike gjatë modelimit të MEP instalimeve. Pas instalimit të MEP Modeler, disa objekteve standarde të ArchiCAD-it (për shembull elementet e sanitarisë, elementet e kuzhinës, objektet për ngrohje, etj) do të pasurohen me pikat lidhëse të zgjuara dhe parametra specifike në kuadër të MEP Instalimeve.
Elementet e veçanta të MEP
Elementet e veçanta të MEP mund të krijohen dhe ruhen duke përdorur veglat standarde të ArchiCAD-it siç janë muret, pllakat, morph dhe (GDL) objektet. Këto pjesë të veçanta të objekteve do të shtohet automatikisht në bibliotekën aktuale të MEP. Ato mund të vendosen në projekt apo të ri-përdoren në projekte tjera. Elementet e veçanta MEP janë poashtu inteligjente sikurse edhe pjesët standarde të MEP bibliotekës që vijnë së bashku me MEP Modeler.
MEP Instalimet
Në GRAPHISOFT MEP Modeler, MEP Instalimet paraqesin një grup të elementeve që trajtohen së bashku, gjë që e bën krijimin dhe modifikimin e elementeve shumë më efikase dhe më të qëndrueshme. Kur elemente të reja shtohen në MEP Instalimet ekzistuese, ata automatikisht do të marrin parametrat e nevojshme për lidhje siç janë: forma, diametri dhe vlerat e gjerësisë dhe lartësisë.
Vendosja e MEP Elementeve
Një metodë themelore për krijimin e Instalimeve Makinerike është vendosja në mënyrë individuale një nga një të kanaleve të ventilimit, gypave të ujësjellësit apo edhe mbajtësve të kabllove elektrik. Me këtë metodë, lidhjet janë ndërtuar një-nga-një dhe pozicionet e elementeve përshtaten individualisht gjatë vendosjes së tyre. Kjo është një metodë e procesit të punës shumë fleksibile sikurse loja me "LEGO®" ku kemi kontroll të plotë mbi llojin, mënyrën e shpërndarjes dhe parametrat e elementeve të vendosura.
Shpërndarja e MEP instalimeve
Funksioni i shpërndarjes së MEP Instalimeve mundëson projektuesit krijimin e MEP elementëve me lidhje automatike me një seri të klikimeve të mausit. Kursori i zgjuar në ArchiCAD dhe vijat ndihmëse të përkohshme ofrojnë ndihmë të mëtejshme në krijimin e MEP instalimeve, në mënyrë të shpejtë dhe me lehtësi. Shpërndarja e instalimeve mund të realizohen në baza a poashtu edhe drejtpërdrejtë nga 3D pamjet.
Modifikimi i MEP Elementeve
Një grup i fuqishëm i elementeve për editim grafik është në dispozicion për modifikimin e gjeometrisë së elementeve të veçanta të MEP Instalimeve. Me modifikimin e një pjesë të MEP instalimeve automatikisht do të modifikhen edhe elementet tjera të lidhura. Gjithashtu një element lidhës mund të shtohet në sistem të instalimeve.
Info | Prezentimi | BIM apo 2D | Funksionet | Koordinimi
MEP Koordinimi
Zbulimi Automatik i Konflikteve
GRAPHISOFT MEP Modeler siguron një rutinë plotësisht të automatizuar për identifikim, visualizim dhe zgjidhjen e konflikteve ndërmjet projektit arkitektonik dhe projekteve të MEP instalimeve (Instalimet Makinerike, Elektrike dhe Hidraulike). Zbulimi i konflikteve siguron reagim të shpejtë dhe të saktë për arkitektin, dhe ristrukturon koordinimin me ekipin e inxhinierëve të projektit. "MEP collision detection" identifikon pozitën e saktë të mospërputhjeve në baza dhe 3D pamje. Të gjitha informatat e konflikteve vendosen në mënyrë automatike në paletën "Mark-Up Tool" të ArchiCAD-it, e cila mundëson qasje të lehtë të elementet në konflikt. Projektuesi shumë shpejtë mund të vlerësojë këto elemente dhe t'i lokalizojë ato me një klik të vetëm. Pjesëtarët e ekipit më të gjerë të projektimit pastaj mund të diskutojnë dhe vlerësojnë zgjidhjet alternative, duke përdorur veglën "Mark-Up Tools" të ArchiCAD-it.
Bashkëpunimi me Inxhinierët e Instalimeve Makinerike
MEP instalimet mund të importohen në ArchiCAD nga aplikacionet e dryshme BIM MEP (siç janë Revit MEP, AutoCAD MEP, DDS-CAD MEP, MagiCAD etj.) nëpërmjet lidhjes IFC. Të gjitha llojet e MEP instalimeve të IFC sistemeve së bashku me të gjitha IFC informatat identifikohen dhe konvertohen automatikisht në sistemet standarde të ArchiCAD-it (IFC) dhe në MEP elemente inteligjente.
Aplikacionin shtesë nga GRAPHISOFT që përmirësonë bashkëpunimin ndërmjet ArchiCAD-it dhe MEP aplikacioneve të zhvilluara nga Autodesk mund ta shkarkoni këtu.
Shpërndarja dhe Vizualizimi i MEP Modelit
Opsionet e shumta të eksportit në ArchiCAD mundësojnë projektuesit për të konvertuar projektin projektin në një shumëllojshmëri të formateve të modelimit, duke përfshirë IFC 2x3 të suportuar nga Open BIM.
Mundësia e vizualizimit të MEP instalimeve në një mjedis të ndërtimit të kompletuar përmirëson komunikimin ndërmjet arkitektit, inxhinierëve dhe kontraktorëve. Vizualizimi mund të arrihet drejtpërdrejt në ArchiCAD duke përdorur kodet e ngjyrave për sisteme të ndryshme makinerike, të kombinuara me një prezantim në "wireframe" të strukturës arkitektonike. Aftësitë e fuqishme të ArchiCAD-it për vizualizim mund të përdoren për të krijuar vizualizime foto-realistiketë të instalimeve për profesione të ndryshme.
Për të mësuar më shumë rreth riorganizimit të lidhjeve me disiplinat tjera, duke përfshirë inxhinierët e MEP inst
Nëse dëshironi të bleni apo të mësoni më shumë në lidhje me MEP Modeler, kontaktoni ArchiEDU, ne jemi zyrtarisht në shërbimin tuaj për çdo pyetje në lidhje me produktet e GRAPHISOFT-it
adresa:
Boulevard "Nëna Tereza",
st. Fehmi Agani, 4th Floor, No.5
10000 Prishtinë, Kosova
mob:
+386 (049) 145-820
+377 (044) 777-500
email:
Çmimi: €200
GRAPHISOFT MEP Modeler™ është një shtesë (Add-On) i ArchiCAD®. Kompanitë që e përdorin ArchiCAD-in, mund të përdorin MEP Modeler, që të krijojnë dhe përmirësojnë 3D modelet e bazuar në MEP instalimet (Instalimet Makinerike, Elektrike dhe Hidraulike) dhe ti koordinojnë ato brenda përbrenda Modelit Virtual të ArchiCAD-it.