28 Prill 2025 - nga Besniku: Trajnimi ishte në nivel që me siguri të plotê e them, lë mbrapa shumë ligjerata universitare dhe nuk ka një ligjerues të denjë pêr tu krahasuar me ju. Aktualisht, suksesi juaj si trajnues i programit Archicad është i paarritshëm nga të tjerë. Në aspektin profesional, më ka lehtësiar zgjidhjen e shumë problemve, pozicioneve komplekse në projektet e ndryshme si dhe paraqitjen e projekteve në formê sa më reale dhe profesionale për klientët.
Për Essential BIM Training nuk besojë që ka hapsirë që diçka të ndryshohet. Ishte çdo gjë e zbërthyer dhe e shpjeguar saktë deri në detaje.
27 Prill 2025 - nga Rejona: Jam shumë falenderuese nga ana juaj për mirëkuptimin që keni patur për ne gjatë gjithë këtyre javëve dhe mënyrën se si na keni sqaruar çdo detaj dhe problem qe kemi hasur gjatë trajnimit. Nga përvoja që kam ndjekur trajnime të ndryshme në programet e arkitekturës, andaj ju vlerësoj në mënyrën më të mire sepse jo çdokush bën punën që po bëni ju për avancimin profesional. Ju uroj shumë suksese dhe shpresoj shumë shpejtë të takohemi në Trajnimin e ardhshëm në Archicad | Advanced BIM Training✌🏻
26 Prill 2025 - nga Altina: Trajnimi në Archicad | Essential BIM Training ka qenë shumë i vlefshëm për zhvillimin tim profesional. Kam mësuar teknika të avancuara dhe kam përvetësuar aftësi që rrisin produktivitetin dhe efikasitetin në projekte. Ky trajnim më ka ndihmuar në rritjen e aftësive të mia teknike dhe ka zgjeruar mundësitë për karrierën time, duke e bërë më të lehtë për mua të përballoj projekte komplekse dhe sfiduese, kështu që ju falenderoj përzemërsisht archiEDU!
25 Prill 2025 - nga Vlera: Jam shumë e kënaqur me trajnimin Archicad | Essential BIM Training. Përmbajtja ishte shumë e qartë dhe e strukturuar, dhe trajtimi i temave më ndihmoi të fitoj njohuri të rëndësishme, në formë profesionale, për përdorimin e Archicad-it..
24 Prill 2025 - nga Era: Trajnimi për BIM Essential në Archicad ka qenë shumë i dobishëm dhe i qartë, duke më ndihmuar të kuptoj më mirë bazat dhe përdorimin praktik në projektim. Gjithçka ka qenë shumë mirë dhe trajnimi ka plotësuar pritshmëritë e mia.
06 Dhjetor 2023 - nga Shega: Ndjehem mjaft e privilegjuar që isha pjesë e trajnimit në ArchiEDU me një staff profesionist duke më dhënë njohuri dhe shpjegime të qarta rreth programit Archicad. Gjithashtu ArchiEDU staff na lejuan të kemi një përvojë efikase në të mësuarit online. Përmes këtij trajnimi kam arritur të zhvillojë njohuritë solide rreth Archicad-it dhe tashmë të përdori ato shkathtësi në projektet e rradhës. Kjo e tëra është për shkak të mënyrës e të ligjeruarit ,inkurajimi, interesimi dhe kujdesi që kanë treguar staffi ArchiEDU kundrejt meje. Ju faleminderit shumë për kohën dhe përpjekjet. Trajnim që ia vlenë!
05 Dhjetor 2023 - nga Ersi : Si fillim ju falenderoj për Trajnimin tuaj. Gjithçka ka qenë në përgjithësi e qartë dhe e kuptueshme. Ju faleminderit edhe për ndihmesën tuaj kur kam hasur probleme me video-t dhe me keni ndihmuar ne grupin tuaj ne Viber si dhe TeamViewer që është një metodë mjaft praktike. Mendoj që kursi juam është shumë i mirë por si gjithmonë, ka vend për përmirësim sepse asgje nuk është perfekte. Së pari, mendoj që problemi kryesor në Trajnimin Online janë vonesat kur studentët kanë pyetje në Viber. Një zgjidhje mund të jetë zgjerimi i menus me pyetjet me te shpeshta, ose ndoshta mund të shtohej nje takim i dytë gjatë javës, psh në qoftëse takimet kryhen të merkurave në mes të çdo jave, psh të shtunave ku ata qe janë të interesuar mund të hyjnë në zoom meeting për të bërë pyetje për një orar të caktuar.
Se dyti, një problem tjetër janë videot, ndonjehere kam patur probleme me aksesimin ose kualitetin e zërit. Shpresojë qe aksesimi te bëhet më i lehtë me kohën dhe të gjendet nje zgjidhje dhe për ato. Këto besoj se jane problemet kryesore. Faleminderit!
04 Dhjetor 2023 - nga Agnosa : Unë jam shumë e kënaqur me ARCHICAD Essential BIM Trainings. Ky kurs me ka ndihmuar shume. Njohuritë e mia në Archicad kanë qenë shumë të pakta por me ndihmën e juaj une arrita që t’i zgjeroja më shumë njohuritë në Archicad. Ju falenderoj shumë për ndihmën e ofruar!
03 Dhjetor 2023 - nga Agnesa : Archicad | Essential BIM Training është një kurs i shkëlqyer për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë rreth Archicad-it.
Materiali i kursit u prezantua në mënyrë të qartë dhe të strukturuar, organizimi i trajnimit, ligjëratat dhe detyrat e përgatitura nga trajnuesit janë të qëlluara dhe mjaftë cilësore për ti shpjeguar sa më mirë elementet bazike të Archicad-it.
Faleminderit ArchiEDU!
03 Dhjetor 2023 - nga Dina : Unë jam ndarë mjaft e kënaqur me Archicad | Essential BIM Trainings. Ju falenderoj nga zemra për gjithë punën dhe ndihmën e ofruar nga ju. Ju Faleminderit shumë!
03 Dhjetor 2023 - nga Shkëmbi : Ndihem shumë i kënaqur që kam perfunduar me sukses trajnimin ne Archicad | Essential BIM Training. Gjate trajnimit kam kuptuar se ArchiEDU ka qenë zgjidhja më e mirë që kam mundur të bëj, për arsyje se gjithëçka ka qenë shumë e qartë në videot e postuara. Keni qenë shumë korrekt çdo herë që kemi kërkuar ndihmën tuaj dhe me shumë siguri mund të them se nga ky Trajnim kam fituar shumë.
Faleminderit Archiedu !
26 Prill 2023 - nga Fiona : Trajnimi Online në Archicad | Essential BIM Trainings ka kaluar pritshmerite e mia dhe jam nda mjaft e kënaqur me njohuritë që përfitova. Stafi ka qenë mjaft profesional dhe gjithmonë gati për tju përgjiur pyetjeve tona. Ndihem më e gatshme t’i shpreh idetë e mia përmes Archicad-it, program i cili është i domosdoshëm për çdo arkitekt, inxhinier, etj.
Faleminderit ArchiEDU!
25 Prill 2023 - nga Albani : Trajnimi i mrekullueshëm për fillestarët. Archicad | Essential BIM Trainings na mundëson që të ngritemi në një nivel tjetër të përdorimit të softuerit duke na lehtësuar mënyrën e punës me anë të teknologjisë BIM.
Menyra e organizimit të matrialeve të trajnimit, detyrave dhe komunikimi nga ana e ligjeruesëve kanë qenë në një nivel profesional, i suksesshëm dhe progresiv për një kohë të shkurtë. Ju falemenderit për përkushtimin.
24 Prill 2023 - nga Elita : Archicad | Essential BIM Training është një kurs i shkëlqyer për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë rreth BIM dhe Archicad. Materiali i kursit u prezantua në mënyrë të qartë dhe të strukturuar, duke e bërë të lehtë për t'u ndjekur dhe kuptuar. Përmes ofrimit të ushtrimeve praktike, ky kurs është i përshtatshëm për fillestarë, por ua mundëson edhe përdoruesve me përvojë të zhvillojnë aftësitë e tyre.
Mirënjohëse ndaj stafit të ArchiEDU për përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm!
18 Prill 2023 - nga Astrit : Trajnimi Archicad | Essential BIM Training nga Archiedu e vlerësoj shumë të dobishëm për studentët dhe arkitektët që janë të kyçur në tregun e punës. Edhe pse kam rreth 7 vite që paraprakisht e përdori softuerin Archicad në kontinuitet, përmes këtij trajnimi u njoha dhe u aftësova në përdorimin sa më të lehtë dhe të shpejtë të mundësive që ofron Archicad-i si program.
Organizimi i trajnimit, ligjëratat dhe detyrat e përgatitura nga trajnuesit janë të qëlluara dhe mjaftë cilësore për ti shpjeguar sa më mirë elementet bazike të Archicad-it. Мënyra dhe organizimi i punës në ArchiCAD që ligjërohet nga ArchiEDU besoj është mjaftë e dobishme edhe për studio-t e arkitekturës në avansimin e njohurive rreth teknologjisë BIM.
I kenaqur nga ky trajnim, mezi pres të vazhdoj trajnimin për Archicad | Advanced BIM Training.
17 Prill 2023 - nga Donjeta : Gjatë trajnimit Online Archicad | Essential BIM Trainings, u formësova profesionalisht si dhe u ngrita në një nivel tjetër të njohurisë në lidhje me programin Archicad. E gjithë kjo falë ekipit të mrekullueshëm të ArchiEDU-së.
Ju faleminderit shumë për gjithë përkushtimin dhe punën e palodhur.
16 Prill 2023 - nga Bleona : Trajnimi Online në Archicad | Essential BIM Trainings, për mua ishte një kurs me sukses ku kam mësuar pikat esenciale të programit duke pasur mbështetjen si dhe përkushtimin e profesorëve duke shpjeguar në mënyrë që të kemi qdo gjë më të kjartë dhe të kuptueshme.
23 Janar 2023 - nga Ajlina : Përgjatë kohës që isha pjesë e trajnimit Online - Archicad | Essential BIM Trainings, u ngrita në një nivel tjetër të njohurisë në lidhje me arkitekturën, atë që dua më së shumti, e që më së miri mësova nga puna e palodhëshme e ArchiEDU-së.
Faleminderit për përkushtimin dhe angazhimin tuaj. Ju jam mirënjohëse që plotësuat një pjesë të puzzle-it tim të suksesit.
ArchiEdu jeni te mrekullueshem!
23 Nëntor 2022 - nga Zoe : Gjatë këtij muaji që isha duke ndjekur trajnimin në ArchiEDU, u formësova profesionalisht dhe kuptova rëndësinë thelbësore pas arkitekturës. Instruktorët që ligjeruan lëndën në fjalë krijuan një themel të qartë mbi aplikacionin, ndërtuan mbi këtë themel me funksione të ndryshme dhe shumë detaje pas Archicad-it, Përmes videove të publikuara në website të ArchiEDU-së pata mundësinë të rishikoj materialin disa here dhe ta analizoj në detaje, gjë që m’i zhvilloi aftësitë e mia me aplikacionin.
22 Nëntor 2022 - nga Fjolla : Si një njeri që i pëlqen të jetë i organizuar në të gjitha fushat e jetës e sidomos në atë profesionale dua t’ju jap lavdatat më të sinqerta për mënyrën se si keni arritur të organizoni gjithe trajnimin në mënyrën më inteligjente dhe profesionale të mundshme.
Një falenderim i veqantë shkon për tutorët tanë që nuk u kursyen për asnje moment të na japin përgjigje empatike për çdo kërkesë, paqartësi dhe pyetje të bërë! Last but not least, THUMBS UP për Website dhe gjithë sistemin e ArchiEDU-së me bazë në Kosovë, jemi krenarë me ju! Uroj që të bashkëpunojmë në të ardhmën edhe në ndonjë trajnim tjetër. Vetëm respekte, dashuri dhe paqe për ju. :)
21 Nëntor 2022 - nga Doris : Shumë mirënjohëse ndaj ArchiEDU për punën e shkëlqyer të organizimit tepër profesional dhe efiçent në trajnimin online Archicad | Essential BIM Trainings në çdo aspekt. Platforma online e trajnimit me ka rezultuar shumë e vlefshme për të mësuar bazat e Archicad-it. Faleminderit për përkushtimin dhe punën e palodhur ArchiEDU, Jeni më të mirët!
20 Nëntor 2022 - nga Murati : Trajnimin Online në Archicad | Essential BIM Trainings e shoh si tërësi e përbërë nga tre komponente të cilat janë:
-Platforma e Sistemit Online; -Përmbajtja e trajnimit e ndarë në 12 pjesë si dhe - Prezantimi i mësimeve
Ekstraktimi i këtyre tri komponenteve derivon si parakusht të cilat e bëjnë të pamundur dështimin në përvetësimin e Archicad-it. Qasja kurdoherë në ligjerata (të prezantuara në mënyrë profesionale dhe me shumë përkushtim) përmes platformës Online si dhe zbërthimi i sakt i Archicad-it në 12 pjesë, plotësojnë ‘’Mozaikun’’ nga i cili lehtësisht përvetesohet Archicad-i.
Duke u nisur nga kredoja se asgjë nuk është e përkryer dhe lë vend për tu përmirsuar, unë ju propozoj që si pjesë shtes e përmbajtjes së trajnimit të jetë edhe krijimi i Template shumë profesional që e kemi patur në dispozicion gjatë trajnimit.
Rezultati im në TOP20 nga të gjithë studentët që kanë ndjekur Trajnimin Online në Archicad | Essential BIM Trainings është reflektim i punës profesionale që e keni bërë si në Platformën e Sistemit ONLNE ashtu edhe në prezantim e mësimeve në përgjithësi. Ju faleminderit shumë për gjithë përkushtimin.
19 Nëntor 2022 - nga Fjolla : Jeni shumë profesional, më ka pëlqy jashtëzakonisht sikurse mënyra e organizimit të trajnimit në Sistemin ONLINE ashtu edhe Trajnimi në përgjithësi!
18 Nëntor 2022 - nga Bleona : Trajnimi Online në Archicad | Essential BIM Trainings, personalisht për mua ka qenë një eksperiencë e veçantë në synimet që do i realizoj tash e tutje, ku fal anagzhimit dhe përkushtimit maksimal nga ana e profesorëve sa kam fituar njohuri aq edhe jam ndier e priveligjuar të jem studentja juaj. Besoj që ky lloj i trajnimit do të jetë një udhërrëfyes për të gjithë ata studentë që kanë për synim të vazhdojnë tutje! Gjithe te mirat për ekipen ArchiEDU.
27 Shtator 2022 - nga Liridona : Së pari ju faliminderit për përkushtimin e juaj në këte program të archiEDU dhe punën tuaj të pa lodhshme, Freskim Sylejmani.
Ishte kënaqësi që të mësoj shumë gjëra për programin e Archicad-it se si përdoren veglat apo elementet. Pra ky ishte synimi im që të realizoj dëshirën edhe ëndrrën në të ardhmen për përdorimin e Archicad-it.
Gjithashtu faliminderit shumë për çdo shpjegim në orët e mësimit edhe për përgjigjet e juaja që na keni dhënë. Faliminderit sepse çdo gjë ka qenë korrekte. Me pakë fjal… Po, ishte kënaqësi të jem nxënsja juaj.
26 Shtator 2022 - nga Diellza : Trajnimi për Archicad 25 ka rezultuar të jetë shumë frytdhënës sa i përket eksperiencës time personale. Videot obligative e ato bonus mësimet e kanë bërë të mundur zgjerimin e njohurive në program edhe përtej pritshmërive.
P.s një falenderim i veçantë shkon për Freskimin për gadishmërinë e tij për t’u përgjigjur pyetjeve të shumta si ne takimet LIVE ashtu edhe në grupin e studentëve :)
25 Shtator 2022 - nga Jara : Sa i përket prishtmërisë që i kamë lidhur me trajnimin, jamë mjaft e kënaqur me arritjet e mija si dhe me mënyrën e shpjegimit të mësimeve.
24 Shtator 2022 - nga Enri : Archicad Essential BIM Training nga archiEDU ishte pikënisje dhe përvojë e rëndësishme për mua. Unë zgjodha Archicad si software për të testuar idetë në një mënyrë më të shpejtë. Faleminderit archiedu!
23 Shtator 2022 - nga Yllnora : Trajnimi i mbajtur gjatë këtyre dy muajve mund të them që ka pasur një efekt pozitiv tek unë. Njohuritë e përfituara në këtë trajnim po më shërbejnë jashtëzakonisht shumë në punën që bëjë.
Sa i përket materialeve rreth trajnimit dhe rrjedhës së tij, çdo gjë ishte e kuptueshme dhe e arsyeshme. Edhe pse shumicen e kohës në punën që bëjë me Archicad është programi që përdorim më së shumti, njohurit e mara në trajnim ishin një risi për mua. Sigurisht që informacioni rreth Archicad-it nuk mbaron këtu, Presim trajnimet e radhës me suksese më të larta.
22 Shtator 2022 - nga Atdhe : Ky trajnim për mua personalisht ka qenë shumë i nevojshëm, pavarësisht njohjes së më hershme me pogramin Archicad. Gjithmonë ka pasur hapësirë për gjëra të reja rreth pogramit e që me këtë trajnim shumë gjëra i kam përvetësuar duke e bërë ma të lehtë punën time.
Kjo ka ndikuar që të jem më efektiv në punën time të përditëshme që e bëj, të jem më i shpejt në realizimin e punëve dhe mos ti kem më problemet që i kisha para trajnimit.
Kjo nuk do të thot që me këtë trajnim eshte plotësuar e gjithë nevoja ime rreth avancimit tim, por prap shpreh interesimin e avancimit të mëtutjeshëm rreth Archicad-it.
21 Shtator 2022 - nga Shkëlqesa : Ju përgëzoj për kualitetin e trajnimit ONLINE! Stafi është profesional dhe gjithmone në gadishmëri për të asistuar dhe sqaruar deri në çdo detaj. Ishte nje eksperiencë pozitive!
06 Korrik 2022 - nga Durojeta : Përkushtimi, sjellja shembullore, energjia pozitive, gadishmëria e përgjigjeve në çdo kohë, struktura e trajnimit, të gjitha këto e kanë bërë këtë Trajnim të jetë shumë i suksesshëm dhe atraktiv.
Ishte një Trajnim shumë i duhur dhe i rëndësishëm për mua. Shpresoj të takohemi edhe në Trajnimet e tjera. Ia sugjeroj të gjithë studentëve të arkitekturës dhe dizjanit të enterierit. Ishte kënaqësi të jem pjesë e këtij Trajnimi! Ju uroj shume suksese tutje dhe ju lumtë për të gjithë angazhimin dhe potencialin që keni! Çdo të mirë, Durojeta B.
05 Korrik 2022 - nga Labinot : Duke kaluar një muaj e disa ditë intenzive së bashku me Grupin e Trajnimit ONLINE, mendoj që pritshmëritë e mija kanë kaluar të githa kufinjtë sa i përket trajnimit Online në Archicad 25. Videot, takimet LIVE, si dhe mënyra se si janë trajtuar të gjitha problemet nga stafi ArchiEDU ka qenë perfekte.
Vetëm një kërkesë e kam… do të dëshiroja që së bashku me Trajniin ONLINE në Archicad, t’a bashkangjitni edhe Trajnimin në Photoshop ose ndonjë program të ngjajshëm, për ta kompletuar prej A deri në Zh një projekt. Ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme ;)
04 Korrik 2022 - nga Flutura : Shumica e studenteve, kur mbarojne studimet, gjinden para nje udhekryqi ku vendimmarrja është shumë e vështirë. Pikërisht në pyetjen: "Tani nga të shkoj?" ose "Tani çfarë më duhet?", të pakët janë ata që kerkojnë mundësi të reja zhvillimi dhe arritje ne jetet e tyre.
Jam shumë falenderuese që kam qenë pjesë e një trajnimi të atille ku mësimet ideale bëhen realitet. Me shumë teknika efikase, me punë të palodhshme, me ekip shumë profesionale pata nderin që të mbaroj Trajnimin në archiEDU, të shumëta janë përparësitë, e mangsit nuk egzistojn fare. Unë personalisht kamë përvoje të jashtëzakonshme nga koha që isha pjesë e trajnimit, dhe do i'a rekomandoja çdo studenti qe mbaron studimet e Arkitekturës.
03 Korrik 2022 - nga Menduha : Pershendetje stafi i ArchiEDU-se, Fillimisht dua te j'u pergezoje per kulturen, seriozitetin dhe produktivitetin e kompanise tuaj, te cilin e keni rrezatuar edhe tek secili pjesemarres i grupit! Perfitimet dhe njohurit qe kam marre nga ky kurs, gjate ketyre diteve/muajve per mua kane qene te shumta dhe te gjitha shume domethenese ne aspektin profesional.
Por ajo çka më ka lënë përshtypje më së shumti janë vlerësimet dhe lavdërimet të cilat nuk i kanë kursyer asnjëherë për të gjithë ne, qoftë edhe për punën më të vogël, duke na motivuar dhe inkurajuar për të vazhduar edhe me fuqishëm. Shumë suksese edhe më tutje në kompaninë tuaj - ArchiEDU, Faleminderit që jeni treguar kaq të mirë në çdo aspekt! M.D
02 Korrik 2022 - nga Qëndrimi : Çdo gjë ishte përfekte. Kam mësuar shumë nga kursi dhe ua propozoj të gjithë atyre që me të vërtetë dëshirojnë ta mësojnë Archicad-in. Ju përgëzoj për shpjegimet. Faleminderit shumë, Vendimi më i mirë që kam qenë pjesë e këtij trajnimi. :).
30 Qershor 2022 - nga Xhulia : Ishte një eksperiencë shumë e mirë.