CUTOUT Koleksione

Ju prezantojmë disa nga webfaqet që mund t'i shkarkoni koleksione të ndryshme të CUTOUT's, FALAS duke përfshirë njerëz në pozicione të ndryshme, drunjë, elemente mikrourbanem, qiell,  etj. që mund t'i përdorni për vizualizime apo post-produksion me Photoshop.

 
 

Skalgubbar

Skalgubbar ofron shkarkimin e koleksioneve të ndryshme FALAS për të gjithë ata që dëshirojnë që vizulizimet e tyrë t'i sjellin në jetë, qofshin studentë apo edhe për përdorime komerciale.

 

Ronen Bekerman | 200 Cutout të njerëzve FALAS

Ronen Bekerman ka publikuar dhe shpërndarë 200 Cutout të njerëzve FALAS me rezolucion shumë të lartë në formatin PSD të cilat i kanë të bashkangjitur në Layer të veqantë edhe hijezimin e tyre. Këto cutout Ronen i ka krijuar dhe përdorur në vizualizimet e tija profesionale arkitektonike. Në këtë  koleksion mund të gjeni grupe të njerëzve si dhe individualisht. Te gjitha këto mund t'i shkarkoni falas duke klikuar butonin poshtë.

 

Juan Carlos Ramos | 10 Cotout të njerëzve FALAS

Juan Carlos Ramos shpërndan për përdorim FALAS volumin e 2të të koleksionit 2D të njerëzve. Ky koleksion përfshinë 10 grupe të njerëzve të cilën Juan ka pregaditur për klasat e veta në kuadër të mësimit "Post Production Spanish Master Class". Shkarkoni FALAS duke klikuar në butoni poshtë.

 

xoio-air | Njerëz Afarist

Xoio-air ofron per perdorim FALAS njerez të ndryshëm afarist me veprime të ndryshme. Këto mund të përdoren falas qoftë për përdorim privat apo për përdorim komercial vetëm nëse nuk përdoren në ndonjë kontekst më të gjerë.

 

xoio-air | Njerëz me pamje nga lartë

Xoio-air ofron per perdorim FALAS njerez të ndryshëm për vizualizime me pamje nga lartë. Këto mund të përdoren falas qoftë për përdorim privat apo për përdorim komercial vetëm nëse nuk përdoren në ndonjë kontekst më të gjerë.

 

xoio-air | Njerëz me pozitë Ulur

Xoio-air ofron per perdorim FALAS njerez të ndryshëm për vizualizime me pozitë ulur për përdorim në enterier të kafiqave, zyreve apo çfaro pamje që ju nevoiten me pozitë ulur.. Këto mund të përdoren falas qoftë për përdorim privat apo për përdorim komercial vetëm nëse nuk përdoren në ndonjë kontekst më të gjerë.

 

First In Architecture | Drunjë

First In Architecture ofron një koleksion me përzgjedhje të skajeve të Drunjëve që janë të përshtatshme për përdorim gjatë kufizimit të Fotografisë apo vizualizimeve. Ato janë me sfond transparent dhe në formatin PNG të cilat mund të përdoren drejtpërdrejt në Photoshop pa ndonjë punë shtesë.

 

Dzzyn | Drunjë

Dzzun.com ofron 20 drunjë me sfond trasnparent të gatshme për përdorim siç janë: Jack Fruitm Calliandra Haematocephalam , Council,  Blue Latan Palm,  Mahogany, Canary Date Palm, Pygme Date Palm, Chinese Arborvitae, Plumeria Alba Tree dhe New Guinea Rosewood. Këto PNG imazhe me rezolucion të lartë mund të përdoren në arkitekturë, pejsazh apo edhe në rendera të enterierit. Ju mund t'i shkarkoni ato dike klikuar me të djathtë (right-click) në secilin nga drunjtë dhe ti ruani në formatin PNG.

 

tonytextures.com | Drunjë me pamje nga lartë

Cutout drunjë dhe bimë me pamje nga lartë jo vetëm për përdorim në vizualizime të perpektivave, por edhe për përdorim në baza apo edhe në situacione. Me ndihmën e këtyre elementeve grafike mund tí sjellim jetë në prezantimet arkitektonike.

Cutout Top View Plants and Trees – Shkarko FALAS

Fajllat janë me rezolucion shum të mirë 2500px x 2500px në formatin .PNG duke përfshirë edhe alpha channel, dhe mund të përdoren drejtëpëdrejt në Photoshop.

 

clickandgreen.com | Drunjë reale me përmasa reale

Click & Green ofron një gamë të gjerë të bimëve, në përmasa të ndryshme. Click & Green merren me shitjen e të gjitha llojeve të drunjve dhe të gjitha llojet e tyre që i mbjellin mund të shkarkohen si PNG foto "cutout"për përdorim në vizualizime arkitektonike. Gjithashtu për secilin lloj të tyre mund të njiheni edhe me emërtimet në latinisht.

Klikoni në butonin poshtë që të informoheni më shumë lidhur me produktet e tyre, vendin e origjinës, dimensionetm etj.