Në këtë pjesë do të njiheni me interfejsin dhe Hapësirën punuese standard të Archicad-it të versionit INT si dhe do mësojmë se si ta modifikojmë atë që t'i përshtatemi mënyrës më të mirë punuese. Do të mësojnë për veglat dhe teknikat e ndryshme për të naviguar në projekt si në 2D ashtu edhe në 3D!
Gjithashtu do të mësojmë për njohuritë bazike të kursorit inteligjent dhe se çfarë duhet të keni kujdes gjatë punës me të, do të mësojmë për mënyrat e ndryshme, metodat dhe funksionimin e veglës për selektimit.
Do të njoftohemi me NAVIGATOR për navigimin e projektit apo të strukturës së saj duke përfshirë dallimin ndërmjet Project Map, View Map, Layout dhe Publisher, pastaj mënyrat e ndryshme të prezantimit të projektit apo vizatimit specifik, çofshin ato si projekt konceptual, skematik, ideor apo projekt zbatues si dhe funksionimin e TABS në Archicad dhe mënyrën e krijimin të shortcuts për komandat e ndryshme që do të jenë më së të nevojshme gjatë këtij trajnimi.