Në këtë pjesë mësohet të modelojmë nga faza Konceptuale në BIM. Fillojmë projektimin e ndërtesës apo ndërtesave me MASSING (Vëllime) duke përdorur veglën MORPH për fazën konceptuale të projektit, përdorimi i metodave për kalkulimet e sipërfaqeve Bruto të ndërtesës, etj.
Pastaj nga MASSING apo vëllimi i ndërtesës, mësohen metodat më të mira të modelimit të fazës së projektit ideor nga ajo Konceptuale, duke përdorur elementet ndertimore si Muret, Pllakat dhe Kulmet.
Gjithashtu do mësojmë përdorimin e vijave ndihmëse si në 2D ashtu edhe në 3D, përdorimi i komandës Boolean Operation për elmentet e Morph-it, përdorimi i komandës Magic Wand, 3D Cutaway për prerjen e ndërtesës në 3D, përdorimi i komandës Edit Elements by Stories, komandat Mirror, Snap Point dhe Multiply.