Back to All Events

Pjesa 04 | Nga 2D në BIM 2/2

004-Video-Cover_nga-2D-ne-BIM.jpg

Në këtë pjesë të trajnimit do të mësohet se si të modelojmë ndërtesën duke u bazuar në 2D vizatimet ekzistuese (bazat, prerjet dhe fasadat). Pra, mësojmë kuptimin e Worksheets në Archicad, importimin e vizatimeve të formateve të ndryshme siç janë PDF, DWG, JPEG apo formate tjera në worksheets, pastaj rregullimi i shkallës së përpjesës dhe pozicionimin e vizatimeve në origjinën e përcaktuar të projektit.

Gjithashtu do mësohet se si funksionon komanda Trace & References dhe përcaktimi i parametrave se çka duhet të shihet si Trace për pjesë të ndryshme të vizatimeve, përcaktimi i njësisë punuese në Archicad varësisht nga vizatimet e importuara, përdorimi i vijave ndihmëse permanente në Archicad, komandat MirrorCopyOffset si dhe krijimin dhe pëcaktimin e informatave të katit për projektin përkatës.

Duke u bazuar në vizatimet e projektit ekzistues fillojmë të modelojmë ndërtesën në 3D, duke përdorur veglat si: muret, pllakat, dritaret, dyert etj. si dhe do mësojmë të gjitha metodat e mundëshme për vendosjes së elementeve që ndikojn% drejtpërdrejt në efikasitetin e punës.

Earlier Event: November 20
Pjesa 04 | Nga 2D në BIM 1/2
Later Event: November 25
Pjesa 05 | Sistemi konstruktiv