Pas një faze 6-mujore të versionit public BETA që ishin të përfshirë më shumë se një mijë arkitektë dhe projektues nga e gjithë bota, GRAPHISOFT® lanson lidhjen Grasshopper-ArchiCAD connection. Kjo lidhje, e para në këtë industri, me bashkëveprim të dy-anshëm në kohë reale mundëson përdoruesit e Rhino/Grasshopper integrimin e algoritmit në BIM softuer profesional (ArchiCAD).
Lidhja Rhino-Grasshopper-ArchiCAD connection i mundëson arkitektëve shfrytëzimin e përparësive të mjedisit 3Dimensional -- Rhino, Grasshopper dhe ArchiCAD --duke plotësuar boshllëkun në procesin e projektimit ndërmjet projektimit konceptual dhe Building Information Modeling (BIM). Kjo lidhje unike ofron mundësine e transferimit të gjeometrise dy-drejtimëshe, duke mundësuar që format themelore gjeometrike të trasformohen në elemente të plota BIM dhe njëkohësisht duke I rruajtur funksionet e editimit algoritmik.
Sipas Robert McNeel, CEO, McNeel & Associates, “Projektimi algoritmik paraqet një trend global në arkitekturë. Duke përdorur këtë mundësi të re, lidhja në kohë reale, arkitektët mund të zgjerojnë kreativitetin e tyre dhe të krijojnë forma dhe trajta që më parë kanë qenë pothuajse të pamundura. Rhino dhe Grasshopper janë mjetet më të mira në treg për këto detyra."
"The Grasshopper-ArchiCAD live Connection ofron një mënyrë unike të projektimit, duke na ndihmuar që të eksplorojmë një numër të madh të variacioneve të projektit, dhe për të krijuar detaje të mirëfillta ndërtimore dhe struktura duke përdorur algoritme pa patur nevoj për shkëmbimin e fajllave", tha Peter Temesvari, drejtor i Product Management, GRAPHISOFT. "Kjo lidhje i ofron përdoruesve më të mirën e të dy anëve, duke lidhur projektimin BIM me projektimin algoritmik. Rezultat I kësaj është mënyra e rrjedhshme dhe profesionale e punës.”
Për më shumë informata klikoni këtu: http://www.graphisoft.com/rhino-grasshopper/.