Back to All Events

Trajnim | 3dsMAX + Corona Renderer | Grupi 33

3DS Max është ndër softuerët më të popullarizuar për 3D modelim, animacion, renderim si dhe kompozim, i cili ofron zgjidhje për archviz, lojra, film si dhe artist të grafikës në lëvizje. Përdoret nga arkitektët dhe dizajnerë duke mundësuar që në mënyrë realistike të modelojnë dhe prezantojnë projektet përmes 3D modeleve, imazheve/renderëve, simulimeve dhe animacioneve. Në këtë modul te trajnimit do të njoftoheni me konceptin e punës, veglat, teknikat dhe procesin e 3D modelimit, renderimit si dhe konceptin e animacionit. Trajnimi përfshinë njohjen me hapësirën e punës, krijimin e objekteve, modifikimin e objekteve, poly-modelimin, materialet, ndriqimin, kamerat, si dhe renderimin dhe animacionin me Corona Renderer.

3ds MAX |Beginner Modeling| + Corona Renderer |Visualization|

Versioni: 3ds MAX 2019 + Corona Renderer

Numri i orëve: 24h

Data e fillimit: 4 PRILL 2019  - 19:45

Kushtet paraprake: Njohuri themelore për Windows

Instruktor: Gëzim Radoniqi ark. 

Çmimi: STUDENT - 160 € | Regular - 200 €