BIM është shkurtesë e Building Information Modeling. Kur flitet për BIM, e gjitha fillon me 3d modelin dixhital të ndërtesës. BIM modeli përbëhet nga elementet ndërtimore ekuivalente me ato që përdoren për të ndërtuar një ndërtesë. Këto elemente kanë informatat e të gjitha karakteristikave qofshin ato fizike apo logjike të materialeve ndërtimore që përdoren në ndërtim. Gjithashtu të gjitha informatat e nevojshme për dokumntacionin e projektit krijohet në mënyrë automatike nga 3D modeli. Si pjesë përbërëse e dokumentacionit mund të jenë Layouts (fletat), skemat, detalet, prerjet dhe fasadat, etj.
Trajnimi në ARCHICAD | BIM Modeling & Documentation ju mëson se si të ndërtojmë BIM modelin e një ndërtese duke përdorur ARCHICAD-in. Gjatë trajnimit, studentët do të njoftohem me të gjitha veglat e nevojshme për projektimin, modelimin dhe dokumentimin e projektit, në nivelin bazik.
Versioni: ARCHICAD 22
Moduli: Essential Level | BIM Modeling & Documentation
Numri i orëve: 36h
Data e fillimit: 26.03.2019 | 19:15
Kushtet paraprake: Njohuri themelore për Windows
Instruktor: Freskim SYLEJMANI | GRAPHISOFT Certify BIM Manager
Çmimi: 150€
*(-20% Zbritje për Studentë, Mësimdhënës dhe klientët me parapagim vjetor në ArchiCLUB)