Në ARCHICAD 23, janë prezantuar "Custom Properties" për Materiale Ndërtimore. Me këtë veçori të re, përdoruesit mund të plotësojnë softuerin BIM me informatat 4D / 5D (vlerësimi i kostos së ndërtimit apo paramasës, sigurimi i cilësisë së ndërtesës, analizat e modelit, etj.) bazuar në kërkesat sipas standardeve, sipas klasifikimit të materialeve apo edhe sipas qëllimeve të ndryshme.
Parametrat e materialeve ndërtimore mund të eksportohen në formate të ndryshme, ashtu që informatat BIM bazuar në materialet ndërtimore mund të shpërndahen me akterët tjerë të involvuar në projekt si p.sh.:
- Vlerat e parametrave të materialeve ndërtimore mund të përdoren si kriter gjatë kalkulimit të paramasës, gjithashtu këto vlera mund të vendosen edhe si parametër i veçant në "Component Schedules"
- Klasifikimi i materialeve ndërtimore dhe vlerat e parametrave mund të përdoren edhe në "GDL Element Labels" në secilin vizatim të nxjerrur nga modeli, dhe gjithashtu mund të eksportohen në formatin IFC.
- Fushat e të dhënave të "Component Schedules" mund të eksportohen si parametra të komponenteve në formatin IFC2x3 dhe si materiale te paracaktuar në formatin IFC4.