ArchiEDU është shpallur fituese në kategorinë e Hapësirave Publike & Zyrave në kuadër të çmimeve prestigjioze "SHARE Future Projects Awards 2020". Këto çmime synojnë të nxjerrin në pah dhe të promovojnë arritjet në fushën e ndërtimit në Evropën Qendrore dhe Lindore, dhe fitimi i kësaj çmimi nga ArchiEDU thekson kontributin e rëndësishëm dhe inovativ të zyrës në këtë fushë.
Archicad është Architects' Darling
Archicad është një Dashuri absolute apo “Architect’s Darling” e Arkitektëve! Kjo është ajo që Heinze gjatë hulumtimit të tregut në Gjermani bëri një sondazh me më shumë se 1,900 arkitektë dhe urbanistë. Sipas këtij hulumtimi, Archicad u zgjodh edhe njëherë si fituesi i kategorisë "Architect Software" për vitin 2020, dhe kështu mori çmimin e produktit Architects’ Darling…
archiEDU FITON CMIMIN E PARE NE SHARE FUTURE PROJECTS AWARDS – SKOPJE 2020
Te enjtën me 13.02.2020, ne kuadër te Konferencës ndërkombetare të arkitektures dhe ndërtimtarisë SHARE Skopje 2020, u prezantuan projektët e përzgjedhura në listën e ngushtë të garës ndërkombëtare “Future Projects Awards 2020”.
Studio e projektimit “archiEDU”, ishte e vetmja nga Kosova qe ju perzgjodhen 2 projekte ne listën e ngushte, të cilët edhe I prezentoj para jurise nderkombetare te perbere nga arkitekte dhe profesioniste te deshmuar nga rajoni e Bota.
Në perfundim të konferences, u shpallen edhe fituesit e kontestit, ku archiEDU me projektin: “PRISHTINA PARK-ing” fitoi cmimin e pare “SHARE Future Projects Awards Skopje 2020”, duke u shperblyer per dizajnin e qendrueshem dhe meritat arkitektonike te projektit.
PRISHTINA PARK-ing, eshte projekti i garazhes nentokesore dhe parkut ne Qender të Prishtinës, në rrugën Xhorxh Bush, në hapësirën mes Fakultetit Filologjik dhe Katedralës. Qasja e projektimit dhe qëllimi kryesor i projektit, është të krijoj një hapësirë kualitative publike, e cila ngërthen në vete edhe një mori aktivitetesh e funksionesh për të gjithë vizitorët e të gjitha moshave nga 0-65+.
Gjatë projektimit, i është kushtuar vëmendje e veçantë ndërlidhjës së parkut me garazhën nëntokësore, duke i dhënë garazhdës atribute shtesë dhe aspekte jo të zakonshme të perjetimit – pra duke e inkorporuar gjelbrimin brenda në garazhdë, duke e lejuar ndriçimin dhe ventilimin natyror të depërtoj deri ne katin e fundit të garazhdës, rrjedhimisht duke I bërë këto hapësira shumeë më të qëndrueshme dhe më kualitative – përtej funksionit primar si garazhdë nëntokësore për parkimin e automjetëve.
Ky konkurs, kishte për qellim të hedh dritë mbi projektet e parealizuara.