Site Plan Creation

Prezantohet udhëzuesi i ri “Site Plan Creation”, si pjesë e serisë së dokumenteve nga “GRAPHISOFT | Worlflow Guide Series”. Ky udhëzues na mëson për mënyrat dhe llojet e ndryshme të mundësive për gjenerimin e SITUACIONIT në ARCHICAD si pjesë e nevojshme e dokumentacionit teknik.

Në këtë seri flitet për mënyrat e ndryshme të krijimit te SITUACIONIT qofshin ato nga 2D vizatimet apo gjenerimi i saj nga 3D modeli; Tipet e ndryshme të prezantimit të saj, metodat e krijimit. Gjithashtu na mëson se si t’i kontrollojme karakteristikat e projektit, orientimin e diellit. Pastaj do të njoftoheni se si ta gjenerojme në mënyre automatike terrenin nga informatat e gjeodetit, importimi i situacionit/terrenit nga Google Earth nëpërmjet SketchUp PRO; gjenerimi i terrenit duke përdorur lidhjen direkte ARCHICAD-Rhino-Grasshopper, definimi i koordinatave absolute, etj.

 
 

Materialet në këtë kategori janë Ekzluzivisht vetëm për klientat me parapagim vjetor në ArchiCLUB apo SSA.

Udhëzuesin mund ta shkarkoni këtu: www.archiedu.com/downloads/