Archicad është një Dashuri absolute apo “Architect’s Darling” e Arkitektëve! Kjo është ajo që Heinze gjatë hulumtimit të tregut në Gjermani bëri një sondazh me më shumë se 1,900 arkitektë dhe urbanistë. Sipas këtij hulumtimi, Archicad u zgjodh edhe njëherë si fituesi i kategorisë "Architect Software" për vitin 2020, dhe kështu mori çmimin e produktit Architects’ Darling…
Archicad 24 fiton vendin e parë për të 10-tën herë me radhë
Archicad po fiton pafundësisht çmime!
Building Together 2020
BIM PROJEKTI 2020
Konkurs Ndërkombëtar “BIM PROJECT 2020” organizuar nga GRAPHISOFT për studentët e Arkitekturës ka për qëllim identifikimin e projekteve më të mira, avancimin i përdorimit të teknologjisë BIM në edukim, vlerësimin e nivelit të njohurive të teknologjisë moderne në fushën e arkitekturës si dhe mbështetja në implementimin e teknologjisë BIM në universitete.
IFC Udhëzuesi nga buildingSMART Denmark
Ky udhëzues është i vlefshëm për këdo që punon në fomratin IFC, e posaçërisht për industrinë e Arkitekturës, Inxhinierisë dhe Ndërtimit që dëshirojnë që projektet e tyre të mos jenë të bllokuara nga formati bazë qe është krijuar. IFC udhëzuesi është përkthyer në gjuhën angleze nga buildingSMART Denmark dhe mund ta shkarkoni falas…
WEBINAR FALAS | Remote Design Presentation me BIMx
Twinmotion 2020 FALAS për klientët e ARCHICAD
archiEDU FITON CMIMIN E PARE NE SHARE FUTURE PROJECTS AWARDS – SKOPJE 2020
Te enjtën me 13.02.2020, ne kuadër te Konferencës ndërkombetare të arkitektures dhe ndërtimtarisë SHARE Skopje 2020, u prezantuan projektët e përzgjedhura në listën e ngushtë të garës ndërkombëtare “Future Projects Awards 2020”.
Studio e projektimit “archiEDU”, ishte e vetmja nga Kosova qe ju perzgjodhen 2 projekte ne listën e ngushte, të cilët edhe I prezentoj para jurise nderkombetare te perbere nga arkitekte dhe profesioniste te deshmuar nga rajoni e Bota.
Në perfundim të konferences, u shpallen edhe fituesit e kontestit, ku archiEDU me projektin: “PRISHTINA PARK-ing” fitoi cmimin e pare “SHARE Future Projects Awards Skopje 2020”, duke u shperblyer per dizajnin e qendrueshem dhe meritat arkitektonike te projektit.
PRISHTINA PARK-ing, eshte projekti i garazhes nentokesore dhe parkut ne Qender të Prishtinës, në rrugën Xhorxh Bush, në hapësirën mes Fakultetit Filologjik dhe Katedralës. Qasja e projektimit dhe qëllimi kryesor i projektit, është të krijoj një hapësirë kualitative publike, e cila ngërthen në vete edhe një mori aktivitetesh e funksionesh për të gjithë vizitorët e të gjitha moshave nga 0-65+.
Gjatë projektimit, i është kushtuar vëmendje e veçantë ndërlidhjës së parkut me garazhën nëntokësore, duke i dhënë garazhdës atribute shtesë dhe aspekte jo të zakonshme të perjetimit – pra duke e inkorporuar gjelbrimin brenda në garazhdë, duke e lejuar ndriçimin dhe ventilimin natyror të depërtoj deri ne katin e fundit të garazhdës, rrjedhimisht duke I bërë këto hapësira shumeë më të qëndrueshme dhe më kualitative – përtej funksionit primar si garazhdë nëntokësore për parkimin e automjetëve.
Ky konkurs, kishte për qellim të hedh dritë mbi projektet e parealizuara.