NJË PREJ BIM SOFTUERËVE MË TË POPULLARIZUAR NË BOTË, TANI ME INTEGRIM TË PLOTË ME LUMENRT 2015
E-on software njofton se tani LumenRT 2015 është plotësisht i integruar me GRAPHISOFT® ArchiCAD®.
"Interface" përmban përkrahje të plotë për eksportimin e gjeometrisë dhe BIM informatat nga ArchiCAD, duke përfshirë integrimin e përmbajtjeve të librarisë së LumenRT me PROXY siç janë pemët, automjetet, dhe karakterët.
Me "ArchiCAD LumenRT Exporter" (standarde në të gjitha versionet e LumenRT), përdoruesit e ArchiCAD munden t'i transformojnë në mënyrë të shpejtë modelet e tyre në skena të pasura, mbresëlënëse, të kompletuar me drunjë nën ndikimin e errërave, automjete në lëvizje dhe karaktere, ujë, retë dhe atmosferë të animuar.
“LumenRT është ndoshta gjëja më e mirë që ka ndodhur në BIM që nga BIM-i, duke mundësuar eksplorimin e BIM skenave në kohë reale në ambient real.
“Integrimi në ArchiCAD ka qenë njëra ndër kërkesat kryesore nga përdoruesit e ArchiCAD-it, dhë kjo mundësi është arritur me LumenRT 2015. Kombinimi ArchiCAD dhe LumenRT ofron mjedis real të jashtëzakonshëm me platformë të thjeshtë të përdorimit në kohë reale dhe më se e nevojshme për të gjithë përdoruesit e ArchiCAD që kërkojnë një mënyrë më imponuese dhe tërheqëse të prezantimit të projekteve.