Mac OS X Yosemite kopatibiliteti me ArchiCAD

Çka ju nevoitet të dini para se të azhuroni (Update) versionin e ri.

GRAPHISOFT e ruan kompatibilitetin për ArchiCAD 17 dhe 18 si dhe për produktet përcjellëse (BIMcloud, BIMx, BIM Server, BIM Server Manager) në OS X 10.10 Yosemite. Bazuar në testimet fillestare të GRAPHISOFT’it, ArchiCAD 17 dhe 18 në përgjithësi punon pa probleme në 10.10 me disa çeshtje të vogla që i gjeni të detajuara në këtë artikull.

Përdoruesit e BIMx duhet të kenë parasysh se BIMx nuk do të funksionoj deri në azhurimin (Update) e ardhshëm kompatibil të ArchiCAD.

 

Nëse keni vendosur për Update, disa këshilla që duhet t'i keni parasysh për OS upgrade:

Para se çdo Upgrade të sistemit operativ ju këshillojmë që:

  1. Të krijoni back-up të shënimeve në external disk.
  2. Të gjeni kohën e përshtatshme për azhurimin e OS (sistemit operativ), kur presionet e afateve kohore janë minimale.
  3. Të keni metodën e restaurimit të kompjuterit në mënyrë që ta ktheni në gjendjen e mëparshme nëse është e nevojshme.

 

E rëndësishme për BIM Server:

Ju lutem keni kujdes para se të Upgrade në versionin e ri të OS, eksportoni shënimet (projektet) dhe uninstall BIM Server. Pastaj re-instaloni BIM Server'in dhe Importoni shënimet.

Më shumë Informacion:

Kliko këtu që të jeni më të informuar rreth testimit të kompatibilitetit për ArchiCAD dhe BIMx. Për pyetje të përgjithshme të suportimit, ju lutem vizitoni faqen tonë të Suportit.